NBA, talenti LaMelo Ball realizon rekord ”triple-double”

10 Janar 2021 | 10:05

LaMelo Ball u bë mbrëmjen e së shtunës lojtari më i ri në moshë në historinë e basketbollit amerikan që realizon një “triple-double”.

Nëntëmbëdhjetëvjeçari i Charlotte Hornets realizoi 22 pikë, 12 zotërime nën tabelë dhe 11 asiste në ndeshjen (113-105) që skuadra e tij fitoi ndaj Atlanta Hawks.

Me këtë realizim, Ball tejkaloi rekordin e Markelle Fultz i cili këtë arritje e kishte shënuar kur ishte 19 vjeç e 317 ditësh, 177 ditë më shumë se sa Ball.

Dy mbrëmje më parë, kundër New Olreans Pelicans (ndeshje e fituar 118-110 nga Hornets) Ball i qe afruar pranë këtij rekordi teksa pati shënuar 12 pikë, 10 zotërime dhe 9 asiste.

Ball u bë njëkohësisht i pesti debutues në historinë e NBA-së që realizon një “triple double”.

Në ndeshjet e tjera të NBA-së, Portland fitoi 125-99 ndaj Sacramentos, Dallasi 112-98 ndaj Orlandos, San Antonio fitoi me kohë shtesë 125-122 ndaj Minnesotas, Milwaukee 100-90 ndaj Clevelandit dhe Miami 128-124 ndaj Washingtonit.

Lexoni gjithashtu:

Serie-A, Milan rikthehet te fitorja, Atalanta mposht 4-1 Beneventon

La Liga, Real Madrid ndalet në barazim nga Osasuna, përfiton Barcelona

Bundesliga, Dortmundi rikthehet në lojën për titull duke fituar ndaj Leipzig

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026