Ndahet nga jeta aktori i humorit Koço Devole
Ka ndërruar jetë pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë, së cilës iu bashkangjit edhe infektimi nga koronavirusi, aktori i mirënjohur i humorit shqiptar Koço Devole.
Lajmi është konfirmuar nga bashkëpunëtorë të aktorit 75-vjeçar, i cili lë pas një trashëgimi të vyer në kinematografinë dhe median shqiptare.
I njohur për interpretimet në Estradën e Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë krah aktorëve të tjerë si Roland Trebicka, Zef Deda apo Sejfulla Myftari, Devole spikati gjithashtu edhe si karikaturist, skenarist e regjisor.
Devole u lind më 28 nëntor 1945 në Kuçovë. Ai u rrit në Tiranë pasi familja e tij u zhvendos në kryeqytet pas përfundimit të Luftës Nacional-Çlirimtare.
Studioi për inxhinieri mekanike ndërsa përpjekjet e tij për t’u futur në Akademinë e Arteve nuk u shpërblyen. Sidoqoftë kjo nuk e ndaloi atë të kishte një karrierë të suksesshme në art.
Fillimisht u angazhua në estradën e ushtrisë, më pas në revistën satirike Hosteni si humor-shkrues dhe karikaturist krah emrash të njohur si Bujar Kapexhiu, Spiro Çomora, Dionis Bubani, apo Bardhyl Fico.
Në fund të viteve 70-të nisi punën në Radiotelevizionin publik Shqiptar (RTSH) ku kontribuoi si skenarist, regjisor apo dhe aktor në programacionet e mbrëmjeve të fundvitit dhe në disa telekomedi.
Aktiviteti më i rëndësishëm i karrierës së tij ishte në mes të viteve 90-të ku në disa bashkëpunime me Pali Kuken, Agim Bajkon, Agron Llakën, Mehdi Malkajn dhe Vasillaq Vangjelin, sollën në ekranet shqiptare komedi si “Mos shko o trim”, “Një ditë i çmendur”, apo “Gjuetia e fundit” dhe “Të gjallë apo të vdekur”, vepra të cilat mbeten ndër të vetmet që kanë ironizuar periudhën e regjimit komunist dhe diktatorit Enver Hoxha.
Prej fillimit të viteve 2000 ai nisi bashkëpunimin me Top-Channel ku kontribuoi në emisionin “Fiks-Fare” dhe disa herë në programin humoristik “Portokalli”.
Mesazhe ngushëllimi nga politika
Udhëheqësit politikë përcollën mesazhe ngushëllimi për aktorin e dashur shqiptar.
Presidenti Ilir Meta e konsideroi humbje të një prej “kolosëve të humorit dhe artit shqiptar” ndarjen nga jeta të Devoles. Ai u shprehu ngushëllime familjarëve dhe të afërmve të tij duke theksuar se atë “do ta kujtojmë gjithmonë duke qeshur”.
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, me një mesazh përcjellë në web-faqen zyrtare të parlamentit e cilësoi Devolen “artist universal”.
“Në të gjitha gjinitë e artit që krijoi, ai i mbeti besnik humorit. Nëpërmjet humorit të tij origjinal, fshikulloi të keqen dhe negativitetet e shoqërisë. Koço do të mbahet mend gjatë për kontributet e tij për të lartësuar të mirën mbi të keqen, të bukurën mbi të shëmtuarën, gëzimin mbi mërzinë,” – shkroi në mesazhin e tij të ngushëllimit Ruçi.
Kryeministri Edi Rama i shprehut ngushëllimet për humbjen e Devoles përmes një postimi të shkurtër në Facebook.
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e përmendi në mesazhin e tij ngushëllues “humbjen tragjike të jetës së Devoles nga COVID-19”.
Ngushëllimet e mija për familjen, të afërmit dhe miqtë e aktorit të madh të humorit shqiptar Koço Devole që humbi jetën tragjikisht në betejë me Covid19. U prehtë në paqe!
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) November 8, 2020
Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, e konsideroi Devolen “emblemë të humorit shqiptar”. Në mesazhin e tij ngushëllues ai e cilësoi “ndarje të hidhur” dhe “të beftë nga jeta” të aktorit 75-vjeçar.
Shumë e hidhur ndarja e beftë nga jeta e aktorit fort të dashur, Koço Devole. ?
Ai ishte emblema e humorit shqiptar? – na la pas shumë e shumë personazhe, me të cilët qeshim edhe sot.
U prehsh në paqe! Ngushëllime familjes. ?? pic.twitter.com/BGCRbxxUUI— Erion Veliaj ?♂️?⚽️?? (@erionveliaj) November 8, 2020
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta