Ndahet nga jeta Davide Tizzano, president i Lojërave Mesdhetare

29 Dhjetor 2025 | 22:00

Komuniteti sportiv ndërkombëtar është tronditur nga ndarja nga jeta e Davide Tizzano, President i Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG) dhe një figurë e shquar e sportit evropian.

Lajmi u bë i ditur nga Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), i cili përmes një telegrami ngushëllimi e cilësoi Tizzanon si një mik të çmuar të Kosovës dhe një udhëheqës me vizion. Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, shprehu dhimbjen e thellë për humbjen e tij, duke theksuar se Tizzano ishte një mbështetës i palëkundur i sportit dhe i vlerave olimpike.

Sipas Krasniqit, kontributi i Davide Tizzanos për Kosovën, veçanërisht në procesin e marrjes së organizimit të Lojërave Mesdhetare, do të mbetet i paharruar. Ai shtoi se trashëgimia e tij njerëzore dhe sportive do të jetojë gjatë dhe do të shërbejë si frymëzim për brezat e ardhshëm.

Ndërkohë, Federata Italiane e Varkëmarrjes konfirmoi vdekjen e Tizzanos, duke bërë të ditur se ai luftoi një sëmundje të rëndë deri në momentet e fundit. Në deklaratën e saj, Federata theksoi se “drita e tij nuk do të shuhet kurrë” dhe se ai do të mbetet gjithmonë një udhërrëfyes për familjen e tij. Funerali i Davide Tizzanos do të mbahet të martën, më 30 dhjetor, në orën 17:00, në Bazilikën dell’Incoronata Madre del Buon Consiglio në Napoli.

Davide Tizzano ishte gjithashtu një sportist i jashtëzakonshëm, kampion i dyfishtë olimpik në rowing, 17 herë kampion kombëtar i Italisë dhe një emër i madh i sportit italian. Në emër të Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi shprehu ngushëllimet më të sinqerta për familjen Tizzano, bashkëpunëtorët dhe gjithë familjen e Lojërave Mesdhetare.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pse vala vdekjeprurëse e të nxehtit në Evropë nuk është për shkak të një fenomeni natyror të motit

Evropianët po vuajnë nga vala e fundit e të nxehtit, për të cilën ekspertët thonë se po “përforcohet nga ngrohja afatgjatë” – jo nga El...
18:25 | 24/06/2026

BE-ja shkurton afatin e pranimit të Ukrainës për shkak të rezistencës hungareze

E përballur me rezistencë të përtërirë nga Hungaria, BE-ja është detyruar të ndryshojë planet dhe tani synon të zhbllokojë dy, në vend të pesë, grupeve...
18:18 | 24/06/2026

Sanchez hedh poshtë kritikat për korrupsion

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez të mërkurën, 24 qershor, hodhi poshtë akuzat për “korrupsion të përhapur” kundër socialistëve të tij, pasi një ish-ndihmës i lartë u...
18:14 | 24/06/2026