Ndarja nga jeta e Bashkim Finos, qeveria shpall ditë zie kombëtare 29 marsin
Qeveria e ka shpallur 29 marsin ditë zie kombëtare për shkak të ndarjes nga jeta të deputetit socialist, Bashkim Fino.
“Shpalljen ditë zie kombëtare, datë 29/03/2021 në nderim të të ndjerit Bashkim Fino, kryeministër i qeverisë së Pajtimit Kombëtar dhe një deputet në një sërë legjislaturash. Në të gjithë institucionet shtetërore dhe publike do të ulet flamuri kombëtar në gjysmë shtize. Shpenzimet e varrimit dhe ceremonialit do të përballohen nga institucioni organizator i ceremonialit”, thuhet ndër të tjera në vendimin e qeverisë.
Deputeti socialist ndërroi jetën në moshën 59-vjeçare. Ai prej disa ditësh ishte prekur nga COVID-19, betejën me të cilin nuk arriti ta fitonte.
Ai ishte një nga figurat më të njohura politike.
Kulmi i karrierës së tij do të shënohej në vitin 1997, kur u zgjodh kryeministër i vendit në qeverinë e Pajtimit Kombëtar, post që do ta mbante nga muaji mars deri në korrik.
Më pas, zoti Fino ka mbajtur disa poste ministrore.
Lexoni gjithashtu:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta