Ndarja nga jeta e Koço Devoles, Edi Oga: Humbje e madhe për artin dhe për gjithë shoqërinë shqiptare
Ndarja nga jeta e artistit Koço Devole për Edi Ogën, moderatorin dhe personin e fundit me të cilin aktori i humorit bashkëpunoi në një skenë ishte një e papritur e madhe dhe ende e pabesueshme.
Ai tregoi se si Koço Devole ishte një artist i jashtëzakonshëm, një njeri që punonte me entuziazmin më të madh edhe pas 40 viteve karrierë.
“Për mua, Koço Devole bën pjesë te grupi i atyre aktorëve të cilët kanë shënjuar shumë në jetën time, pra më bën që unë të lë gjithçka dhe të merrem me humorin. Unë kam qen i vogël por mjaftueshëm për ta kuptuar humorin e tij dhe në mes të viteve 80’, pra kur unë fillova të kuptoj humor, Koço Devole për mua ishte më i ndryshëm nga të gjithë sepse ishte aktori më modern,” – u shpreh Edi Oga.
Sipas tij Devole futi në skenën shqiptare numra artistik që për në ishin të huaja.
“Nëse ka një meritë të veçantë Koço Devole është për gjithçka ka bërë në fillim të viteve 90’ për ta risjellë diktaturën në përmasat e saj komike,” – shtoi Oga.
Ai tregoi se nga bashkëpunim i parë dhe i fundit me Koço Devolen në skenë kishte një kujtim të paçmuar ndërkohë që theksoi se humbja e një aktori përjetohet më shumë se humbja e çdo profesionisti tjetër.
Së fundmi Edi Oga pohoi edhe njëherë atë që është shumë e sigurt se me humbjen e Koço Devoles jo vetëm arti por dhe shoqëria shqiptare pësoi një humbje të jashtëzakonshme.
Lexoni gjithashtu:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta