Ndërhyrja afatgjatë e shtetit në çmime mund të sjellë pasoja, thotë ekonomisti
Ardian Civici, ekspert ekonomie, thotë se ndërhyrja e shtetit për kontrollin e çmimeve për karburantet dhe ushqimet e shportës është ‘një nga masat që mund të merret në situatat emergjente’.
Ai tha se e shikon këtë ndërhyrje ‘më shumë si një kërkesë për transparencë, për të mos lejuar abuzime me çmimet siç ndodh rëndomtë në kështu rastesh dhe jo vetëm në Shqipëri’.
Eksperti këshillon që ndërhyrja të mos jetë afatgjatë pasi mund të sjellë pasoja në ekonominë e tregut.
“Ndërhyrja duhet të jetë afatshkurtër pasi në të kundërt do të sjellë një dëm për funksionimin e tregut të lirë”, deklaroi Civici.
Rritja e inflacionit tha eksperti parashikohet të vazhdojë gjatë gjithë 2022, por mund të prekë edhe fillimin e 2023 nëse nuk gjendet një zgjidhje e qëndrueshme për konfliktin në Ukrainë.
“Ne që tani kemi një nivel të lartë inflacioni, që është përtej nivelit maksimal të tolerancës së Bankës së Shqipërisë”, deklaroi Civici.
Nisur nga parashikimet e institucionet ndërkombëtare financiare, sipas ekspertit qeveria do të kërkojë rishikim të buxhetit.
Ardian Civici tha se një nga masat më të domosdoshme është për të mbështetur shtresat në nevojë në këtë situatë.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta