Ndërpritet greva e urisë në Ballsh, Rama nesër në Fier për negociata
Gjendet rruga e dialogut mes qeverisë dhe naftëtarëve në Ballsh. Gratë naftëtare do të pezullojnë grevën e urisë dhe lajmërojnë se zgjidhja është e vetmja rrugë për të mos protestuar sërish. Kryeministri Edi Rama pritet të ulet me ta, të hënën.
Dita e 26 e grevës së urisë së naftëtarëve shënon hapin e parë të dialogut me qeverinë për pagat e prapambetura. Gratë naftëtare kanë rënë dakord të ndërpresin protestën, për të diskutuar me Kryeministrin Edi Rama. Lola Nuhaj, punonjëse e rafinerisë konfirmoi në Euronews Albania dialogun.
“Kemi marrë një reagim nga kryeministri. Neve nesër do dalim nga greva dhe do ta presim kryeministrin jashtë. Inshallah arrijmë një zgjidhje për kërkesat tona”, thotw Lola Nuhaj, greviste.
Takimi pritet të bëhet rreth orës 18:00 në Fier, ndërsa nga naftëtarët do të zgjedhin një përfaqësi. Lajmi u përshëndet edhe kryeministri Rama, i cili më herët ka përsëritur thirrjen për dialog.
“Më vjen keq shumë ditë mundim të panevojshëm, përderisa jo vetëm kemi qenë plotësisht të ndjeshëm ndaj hallit tuaj, po edhe të gatshëm ta qajmë hallin së bashku! Tani caktoni përfaqësinë dhe nesër do të jem vetë aty me ju,” shkruan Rama në Twitter.
Naftëtarë, duke kërkuar nga qeveria që të mos i zhgënjejë sërish, janë shprehur se nëse nuk do të gjejnë kompromis për zgjidhje do t’i rikthehen sërish grevës.
Dy muajt e fundit naftëtarët e Ballshit ishin futur në grevë urie për të kërkuar shlyerjen e 26 pagave të prapambetura dhe rifillimin e punës së rafinerisë së Ballshit.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta