Ndërron jetë në moshën 55-vjeçare shkrimtari spanjoll Carlos Ruiz Zafón

19 Qershor 2020 | 16:10

Shkrimtari spanjoll me famë botërore Carlos Ruiz Zafón ka ndërruar jetë në moshën 55-vjeçare në Los Anxhelos pas një beteje të gjatë me kancerin.

Një ndër romanet e tij më të famshëm “La Sombra del viento” (përkthyer si Hija e Erës), është botuar në 2001 në mbi 50 vende të botës.

I lindur më 1964, Zafón jetoi në një apartament në Barcelonë pranë bazilikës së mirënjohur Sagrada Familia. Arkitektura e veçantë e qytetit ku ai kaloi një pjesë të madhe të jetës, i shërbeu si frymëzim për veprimtarinë e tij, pjesë e së cilës ishin krijesa të ndryshme mitologjike si për shembuj dragonjtë.

Zafón ndoqi shkollën për teknologji informacioni, por pasioni i tij i madh ishte kinemaja.  

Ai shkroi dhe disa skenarë, megjithatë korri famë kryesisht si novelist.

Pasi punoi për një sërë agjenci reklamash, ai iu dedikua letërsisë, ku fitoi dhe çmim për librin e tij të parë me titull “Princi i Mjegullës” në 1993.

Hija e Erës, romani i tij më i famshëm, ishte vepra e tij e parë për të rritur.

Në 1994, Zafón u shpërngul në Los Anxhelos.

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez ishte një ndër personalitetet që shprehu ngushëllimet e tij për largimin nga jeta të autorit.

“Një nga shkrimtarët e lexuar dhe admiruar më shumë të Spanjës u largua prej nesh”, shkruan kryeministri spanjoll në Twitter. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026