Ndërron jetë në moshën 84-vjeçare mjeshtri i valles shqiptare Besim Zekthi
Një lajm i hidhur për artin dhe kulturën shqiptare. Këtë të diel është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare mjeshtri i valles popullore mbarëshqiptare, Besim Zekthi. Lajmi i hidhur është bërë i ditur nga Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor.
“Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, me hidhërim të thellë njofton ndarjen nga jeta të mjeshtrit të valles popullore mbarëshqiptare, “Nderi i Kombit” – Besim Zekthi”, njofton Teatri i Operës.
Artisti Besim Zekthi humbi betejën me sëmundjen e rëndë, duke lënë pas një histori dhe një emër të paharruar për artdashësit shqiptarë. Ai ndërroi jetë një orë më parë në shtëpinë e tij në kryeqytet.
Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, i ka shprehur ngushëllime familjarëve, miqve, bashkëpunëtorëve dhe admiruesve të artit, të cilët nuk i kursyen duartrokitjet për talentin dhe mjeshtërinë që kishte, Besim Zekthi, i cili mbante edhe titullin e lartë “Nderi i Kombit”.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama kanë shkruar në faqet e tyre zyrtare në “Facebook”, ndërsa ikjen e Zekthit e cilësojnë si “lajm trishtues” për artdashësit shqiptarë.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta