Ndërron jetë një i dënuar në Lezhë, drejtoria e burgjeve jep detajet
Në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, IEVP, në Lezhë, gjatë ndërrimit të shërbimit nga punonjësi, është konstatuar se i dënuari me mjekim të detyruar, Sotir Shabani, i shtrirë në krevat, nuk po reagonte.
Menjëherë është njoftuar mjeku i turnit, i cili ka konstatuar se pacienti kishte ndërruar jetë.
I ndjeri, Sotir Shabani, lindur më 21 dhjetor 1975 dhe banues në Ballsh, Mallakastër, ishte akomoduar në institucion më 27 nëntor 2021 për veprën penale “Dhunë në familje”, me masë mjekimi të detyruar.
Janë hartuar dokumentacionet përkatëse dhe janë njoftuar drejtuesit e institucionit, specialisti i SHKBB-së, Komisariati i Policisë Lezhë, si dhe Prokurori i gatshëm për vijimin e procedurave ligjore.
Institucioni deklaron se po bashkëpunon me autoritetet kompetente për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta