Ndërron jetë profesori dhe mjeku i njohur Panajot Boga
Mjekësia shqiptare në zi! Profesori dhe mjeku shumë i njohur i Ortopedisë, Panajot Boga ka ndërruar jetë në një moshë të thyer, duke lënë pas një trashëgimi të vyer në mjekësinë tonë.
Mjeku Boga për shumë vite me radhë ishte drejtues i shërbimit të Ortopedisë në Shqipëri. Lajmi për humbjen e profesorit ka trishtuar shumë miq, kolegë, të afërm dhe familjarë. Rektori i Universitetit të Mjekësisë në Tiranë, Arben Gjata, ka bërë një dedikim prekës për mjekun tashmë të ndjerë.
Ai shkruan se përveç fëmijëve të tij biologjikë, profesor Boga rriti shumë fëmijë të tjerë të Shqipërisë dhe për këtë fakt, emri i tij do mbetet i paharruar.
“Do na mungosh njeriu Panajot Boga, por do mbetet mes nesh profesionisti shembullor me gjithçka na le trashëgimi! Përveç fëmijëve të tu biologjikë, ke rritur shumë djem e vajza Profesor, prandaj do mbetesh i paharruar! Të qoftë e blertë lëndina! Homazhet bëhen nesër, 8 Qershor, nga ora 10-13 pranë ambienteve të Fakultetit të Mjekësisë!’, shkruan Arben Gjata.
Gjithashtu, ish-ministri i Shëndetësisë nga radhët e Partisë Demokratike, Tritan Shehu, thotë se mjekësia shqiptare humbi një njeri vizionar dhe të guximshëm.
“Lamtumirë Prof. Dr. Panajot Boga! Sot është një dite zi për mjekësinë e veçanërisht për ortopedinë shqiptare, që humbi mjekun e talentuar e novator, profesorin tonë, organizatorin energjik e të kudo gjendur, drejtuesin jetëgjatë të shërbimit të ortopedisë, aplikuesin e guximshëm e vizionar të shkencës e progresives në atë fushë kaq të gjerë të mjekësisë.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes se tij, kolegëve, bashkëpunëtorëve të rinj e të dikurshëm, miqve, të gjithëve, për këtë humbje të madhe”, shkruan ai.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta