Ndërron jetë regjisori Dhimitër Orgocka

1 Janar 2021 | 13:01

Ditën e parë të vitit 2021, regjisori korçar, i cili mbante dhe titullin ‘Mjeshtër i madh’, Dhimitër Orgocka u nda nga jeta në moshën 84 vjeçare.

Ai ka qenë i shtruar në spital ditën e djeshme ndërkohë sot ka pësuar një hemorragji cerebrale që i ka sjellë vdekjen.

Nga bisedat e fundit të profesor Orgockës me disa media, Pallati i Kulturës në Maliq i cili mban emrin e tij ngelet amaneti i fundit i të ndjerit.

Në dhjetor të vitit 2016 Pallati i Kulturës u dogj dhe vazhdon ende të jetë rrënojë.

“Po të jetosh në Maliq e ta shikosh përditë këtë Pallatin e Kulturës si ka katandisur edhe për më tepër po të jesh njeri që je marrë me artin e me kulturën të vjen disa herë më shumë keq se një qytetar i thjeshtë megjithëse nuk e përjashtoj mundësinë se gjithë maliqarëve nuk ju pëlqen që Pallati i Kulturës është në këtë gjendje,” – u shpreh Orgocka, në një intervistë që ka dhënë për Euronews Albania.

Me rreth 104 premiera në teatro të ndryshme anë e mbanë Shqipërisë e me 82 role të interpretuara mjeshtërisht, Dhimitër Orgocka i ka lënë një pasuri të jashtëzakonshme artit shqiptar.

“Gjeneral gramafoni”, “Dasëm e çuditshme”, “Asgjë nuk harrohet” , “Përsëri pranverë”, “Horizonte të hapura”  e shumë tituj të tjerë janë ato që na kujtojnë menjëherë regjisorin dhe aktorin e madh korçar.

 

Lexoni gjithashtu: 

Pallati i Kulturës në Maliq, Dhimitër Orgocka: Kur dal nga ky pallat më duket sikur dal nga shtëpia ime e rrënuar

I shënuan emrin pro shembjes së Teatrit Kombëtar kundër dëshirës, regjisori shpjegon se si ndodhi

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026