Ndërron jetë reperi i njohur amerikan
CNN shkruan se Jolicoeur, i cili ishte një nga anëtarët themelues të treshes së repit De La Soul, ndërroi jetë si pasojë e një sëmundjeje.
Ishte në vitin 2018 kur artisti foli për problemet e tij me zemrën dhe ku shprehu dëshirën e tij për t’u rikthyer edhe një herë në skenë.
“Jam gati të kthehem në skenë. Më mungon shumë. Më pëlqen të udhëtoj. Më pëlqen të jem pranë djemve të mi dhe e dua këtë përsëri”, tha ai.
Jolicoeur njihet gjerësisht për bashkëpunimin e tij në këngën Gorillaz “Feel Good Inc”.
Jolicoeur, i lindur në Brooklyn, New York, konsiderohet gjerësisht si një nga artistët hip-hop më me ndikim të viteve 1980 dhe 1990.
Anëtari i “De La Soul”, Vincent Manson, i njohur si Pasemaster Mase, dhe Kelvin Mercer, i njohur si Posdnuos, formuan treshen e rap-it në 1988 pasi ndoqën shkollën e mesme së bashku në Amityville, New York.
“De La Soul” publikoi albumin e tyre debutues “3 Feet High and Rising” në 1989, që përfshinte hitin “Me, Myself and I”, i cili kaloi 17 javë në top-listën “Billboard Hot 100”.
Dosja Epstein, kryeprokurori i Britanisë: Hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti
Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor
Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera
- 19:58 Dosja Epstein, kryeprokurori i Britanisë: Hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti
- 19:56 Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit