Ndërsa dronët paralizojnë Evropën, Putini sulmon NATO-n dhe përqafon Trump-in
Në Forumin Valdai një platformë ndërkombëtare e organizuar nga Kremlini në Soçi, buzë Detit të Zi presidenti rus Vladimir Putin mbajti një fjalim ku u përfshi në një varg deklaratash provokuese dhe sfiduese, duke komentuar mbi incidentet e fundit me dronë në hapësirën ajrore të Evropës dhe tensionet me NATO-n.
Prej disa javësh, autoritetet në Poloni, Danimarkë, vendet baltike dhe së fundmi edhe në Gjermani kanë raportuar ndërprerje të infrastrukturës kritike, përfshirë paralizimin e aeroporteve, për shkak të pranisë së dronëve të paidentifikuar. Ndërsa Moska ka mohuar përfshirjen, komentet e fundit të Putinit nxitën edhe më shumë dyshime.
I pyetur nga moderatori i forumit nëse Rusia kishte dërguar dronë në Danimarkë, Putini reagoi me një gjest ironik të dorës dhe tha: “Nuk do ta bëj më”, duke shtuar me një ton sarkastik: “As në Francë, as në Danimarkë, as në Lisbonë…”.
Këto komente u interpretuan nga disa si një tallje me frikën në rritje të vendeve evropiane, sesa një pranim direkt përgjegjësie. Madje, presidenti rus krahasoi alarmin për dronët me një “panik nga UFO-t”, duke i quajtur pretendimet perëndimore një fantazi të ekzagjeruar.
Sipas Putinit, shqetësimet për dronët janë të motivuara politikisht një përpjekje e vendeve si Franca për të larguar vëmendjen nga problemet e brendshme, dhe një justifikim për NATO-n për të rritur shpenzimet ushtarake.
“Rreziku i një përplasjeje do të rritet ndjeshëm,” tha ai, duke paralajmëruar për pasoja të mundshme.
Putini pohoi gjithashtu se Rusia nuk zotëron dronë me rreze veprimi që mund të arrijnë në Lisbonë, ndërkohë që mohoi vendosjen e trupave në kufirin me Finlandën. Ai u shpreh me përçmim ndaj NATO-s, duke e quajtur “një tigër prej letre” një shprehje që në të kaluarën ishte përdorur nga Donald Trump për të përshkruar Rusinë në kontekstin e luftës në Ukrainë.
Kreu i Kremlinit kritikoi gjithashtu planet e mundshme të SHBA-së për të furnizuar Ukrainën me raketa Tomahawk, duke i quajtur ato një “shkallë të re të përshkallëzimit” në marrëdhëniet mes dy vendeve. Sipas tij, megjithatë, këto raketa nuk do të ndryshojnë raportin e forcave, pasi mbrojtja ajrore ruse do të përshtatej shpejt.
Në kontrast me tonin sfidues, Putin pati edhe fjalë pozitive për Presidentin amerikan Donald Trump, të cilin e lavdëroi për përpjekjet për paqe në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë. Ai tha se takimi i fundit në Alaskë ishte një përpjekje për të gjetur një zgjidhje për krizën në Ukrainë, ndonëse deri tani pa rezultate konkrete. Ndërkohë, bombardimet ruse ndaj Ukrainës janë intensifikuar.
Ndërkohë, Rusia akuzohet për shkelje të hapësirës ajrore të vendeve të tjera, përfshirë Poloninë, Estoninë dhe Rumaninë ngjarje që Putin nuk i përmendi gjatë fjalimit të tij.
Një tjetër moment tensioni ishte reagimi i presidentit rus ndaj sekuestrimit nga autoritetet franceze të një anije-cisternë me origjinë të dyshimtë. Ai e quajti këtë akt një “pirateri”, ndërsa anija dyshohet se i përket “flotës së fshehtë” të Rusisë dhe ka lidhje me fluturimet e paligjshme të dronëve mbi Danimarkë dhe Norvegji.
Ironikisht, pak pas fjalimit të Putinit, një alarm për sulm me dronë u dha pikërisht në rajonin e Soçit. Banorët morën mesazhe paralajmëruese që i udhëzonin të largoheshin nga rrugët dhe të qëndronin larg dritareve. Aeroportet e Soçit dhe Gelendzhikut u mbyllën përkohësisht.
Nuk u konfirmua nëse Putin ndodhej në rezidencën e tij në Soçi në atë moment, por dihet se ai e përdor shpesh këtë kompleks për punë dhe qëndrime të zgjatura./Bild
Me vlerë 350 milionë euro, familja mbretërore e Katarit blen vilën luksoze të Berlusconit në Sardenjë
Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit, anulohet lëvizja e 100 trena në ditë
Dhjetë vjet pas Brexit-it, Londra dhe Berlini po afrohen
- 14:47 Me vlerë 350 milionë euro, familja mbretërore e Katarit blen vilën luksoze të Berlusconit në Sardenjë
- 14:43 Ministri Hoxha takim me ish-Presidentin François Hollande: Franca rol thelbësor në përcaktimin e së ardhmes evropiane
- 14:28 Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit, anulohet lëvizja e 100 trena në ditë
- 14:19 Dhjetë vjet pas Brexit-it, Londra dhe Berlini po afrohen
- 14:13 Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)
- 14:07 Ngushtica e Hormuzit, Trump paralajmëron: Negociatat me Iranin do të përfundojnë nëse vendosen taksa për anijet