Ndërtuesit kundër qeverisë, Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë padinë për ligjin e strehimit social

5 Prill 2021 | 15:42

Gjykata kushtetuese ka pranuar të shqyrtojë në seancë plenare padinë e shoqatës së ndërtuesve të cilët kërkojnë të shfuqizohet ligji që i detyron të kontribuojnë në masën 3% të sipërfaqes, për banesat sociale.

Sektori i ndërtimit do të përballet me qeverinë dhe parlamentin në gjykatën kushtetuese. Kjo e fundit ka pranuar padinë e shoqatës së ndërtuesve të Shqipërisë ku kërkohet shfuqizimi i nenit 19 të ligjit për strehimin social, i miratuar në vitin 2018.

Ky nen specifikon se “Çdo subjekt privat që aplikon për leje zhvillimi dhe ndërtimi për ndërtime me sipërfaqe ndërtimore banimi mbi 2 000 metra katrorë, siguron kalimin pa shpërblim të të paktën 3 për qind të sipërfaqes funksionale, me kushtet e një strehimi të përshtatshëm, në favor të fondit publik të banesave sociale”.

Padia në kushtetuese është parashikuar të shqyrtohet më 15 prill ndërsa në kohën kur u miratua ligji ndërtuesit paralajmëruan se kostoja do të transferohet tek qytetarët, duke sjellë rritje të çmimeve të shtëpive.

Sipas ndërtuesve,  qeveria ka prodhuar një politikë të njëanshme me qëllim që të ndihmojë shtresat në nevojë duke shkelur kushtetutën. Madje sipas tyre vendosja e një parashikimi të tillë mund të konsiderohet taksim i dyfishtë duke qenë se ndërtuesit aktualisht paguajnë taksën e infrastrukturës, një pjesë e së cilës shkon për ndërtimin e banesave sociale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026