Ndeshja Kosovë-RMV, trajneri i ekipit të Gjilanit: Skuadra e Kosovës ka shumë kualitet
Trajneri i ekipit të Gjilanit, Gentian Mezani në një intervistë për Euronews Albania foli rreth ndeshjes që do të luhet sot mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut duke theksuar se pavarësisht mangësive skuadra ka një kualitet shumë të madh.
Ai nuk la pa përmendur se lojtarëve nuk ju mungon as dëshira e as vullneti për ta fituar këtë lojë dhe përmendi pikërisht këto dy elementë që do të bëjnë diferencën në ndeshjen e sotme.
Sa i përket ndikimit prej mungesës së tifozëve Gentian Mezani theksoi se kjo mund të konsiderohet diçka në favorin e skuadrës duke qenë se ndeshja do të luhet në Maqedoninë e Veriut.
Së fundmi trajneri i Gjilanit tha se të dyja kombëtaret si ajo e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës kanë shumë kualitet duke marrë parasysh që edhe skuadrat kanë lojtar që po luajnë në ekipe të forta ndërkombëtare.
“Duke marrë parasysh që brezi i ri po rritet dhe në kampionate shumë të forta siç janë kampionati italian, gjerman, zvicerian apo kudo tjetër që kanë një nivel shumë të mirë do të thotë që niveli i sportistëve që kanë thirrur të dyja kombëtaret si e Kosovës dhe e Shqipërisë, është një nivel jashtëzakonisht shumë i mirë kjo duket edhe nga pritshmëritë që kemi por dhe nga mënyra si po i ndërtojnë këto skuadra të dyja kombëtaret”,- përfundoi Mezani.
Lexoni gjithashtu:
Kosova niset drejt RMV-së, dardanët luajnë nesër përballë përfaqësueses maqedonase
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta