Ndihma ekonomike e qeverisë në RMV, gastronomi Abazi: E kontestojmë, nuk është e qartë
Gastronomi, Neritan Abazi tha për Euronews Albania se pakoja e gjashtë ekonomike në Maqedoninë e Veriut që ofron 17.8 milionë euro për mbështetje, janë të kënaqshme por vetëm në letër.
Ai tregoi se gastronomët nuk kanë mundësi për t’i përfituar këto mbështetje financiare duke qenë se janë të mbyllur që prej pandemisë.
“Për përfitimin e pakove duhet që çdo kompani të ketë shlyer borxhet ndaj shtetit dhe tatimet, të ketë të lëshuara rrogat dhe mundet të përfitojë nga këto masa,” – u shpreh Abazi teksa theksoi se qëllimi i kërkesave të tyre për mbështetje financiare është pikërisht prej faktit se nuk mund të përballojnë situatën e krijuar prej pandemisë.
Ai tregoi se që prej ditës së hënë gastronomët kanë nisur dhe një protestë përballë ministrisë së Financave. Ndër kërkesat që ata kanë janë:
- Subvencione të pakthyeshme për kompanitë që ushtrojnë aktivitetet e tyre sipas masave anti-COVID.
- Subvencione të pakthyeshme për ato kompani që prej 14 muajsh nuk kanë mundësi të kryejnë aktivitetet e tyre sipas dekretit që ka lëshuar qeveria që prej fillimit të pandemisë.
- Një moratorium i përgatitur nga qeveria për kreditë e miratuara nga bankat për zhvillim.
Neritan Abazi theksoi se Shoqata e Gastronomëve konteston pakon e gjashtë të ndihmës, sepse për ta metodologjia e kësaj pakete nuk është e qartë.
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta