Ndihma ligjore falas, si kanë përfituar qytetarët në nevojë falë qendrave në 8 qytete

3 Korrik 2021 | 12:42

Për vite më radhë Barjam Hysa nuk kishte mundur të gjente të drejtën për pronat e tij. Me pensionin e tij, 78-vjeçari nuk mund të përballonte kostot e proceseve gjyqësore dhe zyra e ndihmës ligjore falas bëri që ai të siguronte dokumentet e pronësisë.

“Unë kam që në 2009 dhe deri më sot që po flas me ju, vij nga gjykata. Po mbarojmë nëpër gjykata. Në gjyqe kam lënë qimet e kokës. Unë një pension të dobët kam. E falënderoj përzemërsisht këtë zyrë dhe po ndoqën këtë rrugë, do të jenë një mirësi e popullit”, thotë pensionisti.

Por, si rasti i Bajramit, në këto vite janë shumë qytetarë me të ardhura të pamjaftueshme apo nga minoritetet që kanë përfituar ndihmën ligjore falas, nga projekti i UNDP, i implementuar në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, agjencinë Austriake për Zhvillim dhe organizatat e Shoqërisë Civile.

Edhe Selaudin Ismailaj, nga Vlora thotë se zyra e ndihmës juridike falas e ka ndihmuar atë që të evitojë burokracitë nëpër zyra të ndryshme.

“Mua më ndihmuan për dokumentacionin, me orientuan dhe qenë të pakursyer. Unë këtu evitova atë odisenë e trokitjes së shumë dyerve”, thotë Selaudin Ismailaj, pensionist.

Juristja Alesia Naçi tregon se rastet më të shumta që janë asistuar nga zyra në Vlorë kanë të bëjnë me ndihmën ekonomike dhe pensionet.

“Deri më tani kemi administruar 67 raste dhe ka pasur probleme me njohjen e pensionit, duke qene se kanë qenë pjesë e kooperativave bujqësore, përfituesit e ndihmës ekonomike që nuk kanë informacionin e nevojshëm. Dhe një problematike madhore në qytetin e Vlorës, është problemi me tokat”, thotë juristja Alesia Naçi.

Problematikat ishin të shumta edhe në qarkun e Fierit, juristja Adelina Agolli tregoi se ndihmë nga kjo zyrë kanë marrë edhe komunitetet e margjinalizuara dhe fëmijët e dhunuar.

“Ne ofrojmë shërbime për personat në nevojë, si të miturit, viktimat e dhunës në familje, viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore, të moshuarit, personat me aftësi të kufizuar, pjesëtarë të komunitetit rom dhe komunitetit LGBTI”, shprehet Adelina Agolli, juriste.

Ndërsa në Durrës, aty ku zyra e ndihmës juridike falas ishte në ambientet e gjykatës, avokatja Alketa Kajmaku tha se ka pasur një shtim rastesh të grave që kanë kërkuar urdhra mbrojtje për shkak të dhunës në familje.

“Ka nga të gjitha llojet. Ka edhe gra që janë me urdhra mbrojtje. Është shtuar dhe ne kemi qenë të pranishëm, duke trajtuar raste dhe kemi dhënë ndihmën edhe pranë gjykatës”, shprehet avokatja Alketa Kajmaku.

Në gjithë vendin janë hapur 8 qendra, të cilat aktualisht, që prej dhjetorit të vitit 2020, administrohen nga Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas në Ministrinë e Drejtësisë. Në këto qendra gjatë vitit 2021, në total janë 731 persona në nevojë që kanë përfituar shërbim juridik falas, nga të cilët 382 janë femra dhe 349 meshkuj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026