Ndikimi i pandemisë në futboll, viti 2020 mbyllet me humbje të mëdha financiare për klubet

25 Dhjetor 2020 | 17:02

Viti 2020 ishte i vështirë për futbollin sidomos në aspektin financiar. Deri tani nuk ka një përllogaritje të saktë pasi akoma nuk ka një normalizim të situatës por humbjet që ka pësuar industria e futbollit gjatë këtij viti kanë qenë të mëdha.

Mungesa e tifozëve në shkallët e stadiumeve dhe ndërprerja e kampionateve sollën problem të mëdha që nuk u zgjidhen as me rinisjen e aktiviteteve. Sipas një përllogaritje të bërë nga FIFA pak kohë më parë, rezulton se futbolli ka pësuar 14.4 miliardë dollarë humbje krahasuar me 1 vit më parë.

Zakonisht kjo industri arrin të gjenerojë 40-45 miliardë dollarë në vit, por Covid-19 e bëri të pamundur arritjen e një shifre të tillë.

Një krizë që ka goditur edhe klube me emër në arenën evropianë si Barcelona që kaloi jo pak problem financiare, aq sa u detyrua të bënte një marrëveshje me futbollistet që një pjesë të pagës së tyre ta marrin në tre vitet e ardhshme.

Pasoja e krizës shihen edhe në merkaton transferimeve ku nuk blerjet marramendëse që jemi mësuar të shohim në vitet e fundit nuk u bënë më.

Edhe në renditjen e futbollistëve më të shtrenjtë, vihet re një rënie e vlerës së tyre.

Në vend të parë është Kylian Mbappe, por tashmë francezi kushton 180 milionë euro sipas transfermark dhe jo 220 sa kushtonte 1 vit më parë.

Rënie të ndjeshme ka pësuar edhe vlera e Nyemar. Braziliani që është transferimi më i shtrenjtë i historisë së futbollit pasi u ble nga PSG për shumën e 222 milionë eurove, tashmë kushton vetëm 128 milionë.

Situata për shkak të Covid-19 vazhdon të jetë e vështirë dhe me sa duket do të duhet kohë që edhe futbolli ta marrë veten nga plagët që shkaktoi coronavirus.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026