Ndikimi i pandemisë në tregun imobiliar, Adil Maze: Presim stabilizimin e çmimit të ambienteve tregtare

11 Nëntor 2020 | 15:34

Me ardhjen e pandemisë së COVID-19 normaliteti i jetës ekonomike dhe sociale ndryshoi thuajse rrënjësisht. Janë të shumta familjet dhe bizneset të cilat të ndikuar edhe nga tërmeti i 26 nëntorit u destabilizuan nga gjendja ekonomike. Ky ishte edhe shkaku se përse agjentët imobiliarë pohojnë se në muajt e parë kërkesat e blerësve në tregun e qirave dhe blerjeve pësuan rënie.

Adil Maze, agjent imobiliar tregoi për Euronews Albania se në krahasim me tregjet e tjera, tregu imobiliar ngelet i qëndrueshëm pavarësisht periudhës së vështirë që po kalojnë bizneset prej pandemisë.

Ajo çfarë duket e çuditshme është se në këtë periudhë tregu i qirave ka pasur një lëvizje “të çuditshme” siç tha dhe z. Maze.

“Ka pasur një rritje të çmimit të qirave përsa i përket banimit por një rënie të konsiderueshme të ambienteve të biznesit, sidomos ambienteve të vogla të biznesit,” – u shpreh agjenti imobiliar, teksa tha se presin që vitin tjetër të ketë një stabilizim të çmimit të ambienteve tregtare.

Vihet re gjithashtu një rritje te çmimet te shtëpitë që jepen me qira.

Pyetur se si ka ndikuar pandemia në çmimin e apartamenteve që jepen me qira, Maze tregoi se këtu ka një ndarje në dy pjesë.

“Pjesa e parë në rishitjen e apartamenteve të blera dhe që rishiten ku mund të kemi një qëndrueshmëri të çmimit në krahasim me ç’ka qenë më përpara por kemi dhe çmimet e ndërtimit që janë rritur sepse fazat e ndërtimit janë duke ecur, nuk ka pasur një stopim të punimeve dhe detyrimisht sjell një rritje,” – tha Maze.

Agjenti imobiliar tregoi se në krahasim me një vit më parë transaksionet kanë rënë por sidoqoftë dëshira e blerësve të apartamenteve është e madhe dhe si pasojë e kësaj gjenden dhe zgjidhjet, edhe pse pandemia ka shkaktuar një krizë ekonomike.

 

Lexoni gjithashtu: 

Sa është vlera e ndërtimeve të reja në Tiranë, kush i blen ato dhe përse janë kaq të shtrenjta?

Liperi dhe Zaloshnja: Ndalimi i informalitetit tërësisht në dorë të vullnetit të qeverisë

Akti Normativ për qiratë, agjencitë imobilare: Po nxit konflikt mes palëve

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026