Turizmi gjatë pandemisë, Besnik Vathi: Janë larguar 70% e punonjësve, janë mbyllur 50% e bizneseve
Besnik Vathi, kryetar i Shoqatës së Tur-Operatorëve shqiptarë u shpreh për Euronews Albania se turizmi në Shqipëri është goditur shumë nga pandemia. Sipas tij janë pushuar nga puna 70% e punonjësve të sektorit të turizmit dhe janë mbyllur 50% e bizneseve.
“Biznesi i turizmit në Shqipëri është goditur shumë dhe pasojat do të jenë shumë më të rënda. Rreth 70% e punonjësve largim të punonjëse të këtij sektori, janë mbyllur rreth 50% e bizneseve në turizëm, kanë dorëzuar mjediset e tyre. Nuk bëhet fjalë për aktivitet turizmi në një situatë pandemie”, u shpreh ai.
Vathi theksoi më tej se nuk mund të arrijmë në konkluzione që turizmi shqiptar shpëtoi nga ardhja e kosovarëve. Ai tha se këta të fundit kanë qenë thjesht një ndihmesë.
“Nga shifrat e dala deri në fund të tetorit edhe ardhja e turizmit kosovar është 45% më e ulët se vitin e kaluar. Pavarësisht se hyrja e tyre ka qenë e lirë numri i tyre është ulur. Nuk mundemi dot ne të arrijmë në konkluzione që turizmi shqiptar shpëtoi nga ardhja e kosovarëve. Turizmi shqiptar nuk vdiq për shkak të ardhjes së kosovarëve. Nëse nuk do të ishin edhe ata situata do të ishte akoma më e rëndë”, tha ai.
E njëjta situatë me turizmin është edhe në Kosovë.
Virtyt Gacaferri, guider turistik tregoi se qytetarët e Kosovës në këtë kohë pandemie preferojnë Shqipërinë dhe nuk kanë mundësi që të lëvizin nëpër Kosovë për shkak të kufizimit të orareve. Sipas tij, kjo sjell edhe një ulje të turizmit brenda vendit, i cili është një shqetësim shumë i madh për hoteleritë.
Lexoni gjithashtu:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta