Ndikimi i zgjedhjeve në Bullgari, analistët: Borisov, qasje pozitive ndaj RMV-së

3 Tetor 2022 | 19:50

Maqedonia e Veriut pritet të normalizojë marrëdhëniet me Bullgarinë gjatë periudhës në vazhdim, nëse ish kryeministri bullgar, Bojko Borisov arrin që të formojë një qeveri të qëndrueshme, pasi u bë e qartë se partia e tij GERB është fituese e zgjedhjeve.

Sipas analistëve politik në Maqedoninë e Veriut, në fushatën e fundit zgjedhore në Bullgari, Maqedonia e Veriut thuajse nuk ishte temë fare dhe kjo tregon se bullgarët kanë tashmë qasje më pozitive ndaj maqedonasve.

“Borisovi ka qenë iniciatori për zbutjen e marrëdhënieve bashkë me ish kryeministrin Zaev. Kështu që edhe fakti që dje i vetmi që dha deklaratë për Maqedoninë ishte kryetari Radev, edhe atë me pyetje të gazetarit nga Maqedonia. Domethënë nuk ka qenë tema Maqedoni, dhe për ne çdo tentativë që të mos bëhet temë kryesore Maqedonia është për tu përshëndetur”, thotë analisti Albert Musliu.

Ndryshe mendon analisti Xhelal Neziri, i cili thotë se përplasjet e mundshme politike në Bullgari do të përfshinë edhe plagët historike mes dy vendeve.

“Bullgaria edhe gjatë periudhës së ardhshme do të ballafaqohet me një jo stabilitet politik, i cili natyrisht se do të reflektohet edhe në drejtim të implementimit të marrveshjes se fqinjësisë së mirë me Maqedoninë e Veriut. Këto raporte me Maqedoninë e Veriut do të përdoren dhe keqpërdoren për të grumbulluar pikë politike, do të përdoren në kontekst të brendshëm të politikës bullgare me qëllim që secila palë ti forcojë pozicionet që ka. Mungesa e një fituesi të qartë, me legjitimitet të plotë për të formuar Qeveri do të prodhojë gjithsesi kriza që mund të reflektohen edhe në Maqedoninë e Veriut”, u shpreh ai.

Analistët pajtohen se element shtesë drejt normalizimit të marrëdhënieve do jetë edhe mungesa e partisë së  Krasimir Karakaçanovit që është ultra nacionaliste dhe ishte më e zëshmja kundër heqjes së vetos ndaj Maqedonisë së Veriut.

Kësaj urrejtje i janë përgjigjur edhe maqedonasit etnik në forma të ndryshme.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026