‘Ndizen motorët’ e 25 prillit, PS dhe PD çelin fushatën në Tiranë, KQZ apel për vetëpërmbajtje
Nga kjo e enjte, Shqipëria hyn zyrtarisht në fushatën për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, edhe pse takimet elektorale dhe programet nga të dyja kampet politike kanë nisur të prezantohen prej kohësh. Të dyja partitë e mëdha, PS dhe PD që garojnë për t’i fituar zgjedhjet, do e çelin fushatën në Tiranë.
Partitë, sipas burimeve, do e hapin fushatën në të njëjtën kohë, në dy sheshet kryesore të kryeqytetit.
Nga Partia Socialiste kanë paralajmëruar se takimi do të organizohet në sheshin “Skënderbej” duke nisur prej orës 17:00. Ndërsa nga Partia Demokratike, takimi i planifikuar në sheshin “Nënë Tereza” pritet të nisë prej orës 17:30.
Sakaq, nga LSI nuk është njoftuar ende për ndonjë organizim të veçantë, por fushata do të vazhdojë me axhendën normale të takimeve.
Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka nisur një letër partive politike dhe institucioneve, duke iu kërkuar respektimin e Kodin Zgjedhor dhe mbajtjen larg të administratës nga takimet elektorale.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta