Ndryshime në listën e kombëtares, mungojnë Trashi dhe Kumbulla, Reja thërret Hoxhallarin dhe Ismajlgecin
Në prag të ndeshjes miqësore përballë përfaqësueses së Kosovës trajneri i kombëtares Edoardo Reja nuk do të ketë në dispozicion disa futbollistë. Në njoftimin e Federatës së Futbollit thuhet se Lorenc Trashi dhe Marash Kumbulla nuk mundën t’i bashkohen grumbullit të ekipit për shkak të protokolleve anti-COVID19. Ndërkohë që nuk do jetë në dispozicion të trajnerit as sulmuesi Giacomo Vrioni i cili është i dëmtuar.
Mungese e rëndësishme edhe ajo e Klaus Gjasules që nuk do jetë në dispozicion për miqësoren me Kosovën pasi do bashkohet me grupin të premten në 13 nëntor. Mesfushori pritet të jetë në dispozicion për ndeshje e Ligës së Kombeve përballë Kazakistanit dhe Bjellorusisë.
I gjendur përpara kësaj situate Reja ka vendosur të thërrasë dy mbrojtësit e Tiranës, Erion Hoxhallari dhe Marsel Ismajlgeci.
Në 11 nëntor kuqezinjtë do të luajnë miqësoren ndaj Kosovës në “Elbasan Arena”, ndërsa në 15 nëntor luhet ndaj Kazakistanit në stadiumin “Air Albania”, sfida zyrtare për Ligën e Kombeve.
Tre ditë më pas Kombëtarja do të zhvillojë sfidën e fundit të grupit ndaj Bjellorusisë po në “Air Albania”.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta