Ndryshimet mes vaksinave: Vaksina e Oxford-it më e lirë dhe më lehtë e transportueshme

3 Dhjetor 2020 | 10:54

Vaksinat e prodhuara nga kompanitë Pfizer dhe Biontech, Moderna dhe Oxford AstraZeneca,  do të jenë ndër të parat që do tu shpërndahen evropianëve por mes tyre ka dallime ,duke nisur nga përbërja deri tek çmimin dhe shpërndarja.

Vaksinat e Pfizer dhe Moderna përdorin teknologjinë e përcjellësit ARN, një teknikë e cila ka të bëjë me injektimin e udhëzimeve gjenetike në trup. 

Ky proces stimulon qelizat të prodhojnë një proteinë e cila ndihmon në krijimin e antitrupave për të parandaluar infeksionet. Ndërsa prototipi i vaksinës së Oxford bazohet në një version të dobët të një virusi që ndodhet tek shimpanzetë, njohur si adenovirus.

Ajo përdor spikulën në sipërfaqen e coronavirusit, e cila është një gjendje të stimulojë një përgjigje immune.

Sa i përket efikasitetit vaksina e Pfizer Biontech ofron 95% siguri. Vaksina e kompanisë amerikane Moderna 94.5% ndërkohë version i Oxford ofron 70.4% efikasitet dhe 90% nëse rritet doza.

Vaksinat ndryshojnë edhe sa i përket kostos. Vaksina e Oxford është më e lira, 6 euro për person. Vaksina e Pfizer kushton 33 euro dhe 54-62 euro është çmimi i Moderna.

Sa i përket magazinimit e transportit vaksina e Oxford ofron më shumë lehtësi pasi ruhet deri në 6 muaj në temperature frigoriferike 2-8 celsius.

Vaksina e Pfizer Biontech është më e komplikuar,  ruhet në temperaturat -70-80 gradë ndërsa vaksina e Moderna pas 30 ditësh duhet të ruhet në -20 gradë Celsius

Bashkimi Evropian ka blerë me miliona doza të këtyre vaksinave dhe është duke punuar për procesin e shpërndarjes.

Në të njëjtën kohë janë duke u testuar edhe vaksinat të tjera sikundër ajo e Sanofi dhe Johnson and Johnson, vaksinat ruse e kineze.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026