Ndryshimet në Kodin Penal, Koloreto Cukali: Shqetësuese mungesa e progresit në lirinë e medias
Në një intervistë për Euronews Albania, Koloreto Cukali, drejtor ekzekutiv i Këshillit Shqiptar të Medias tha se mungesa e progresit në lirinë e medias është shqetësuese gjë që është bërë e qartë dhe nga raportet ndërkombëtare.
“Kryeministri ose nuk e di për çfarë flet, ose gënjen, si gjithmonë,” – kështu e nisi Cukali fjalën e tij sa i takon nenit 238.
Teksa citoi nenin përkatës të draftligjit, sqaroi se në një mënyrë apo tjetër prek dhe memet pavarësisht se mund të mos ketë qenë piksynim goditja e tyre.
Sipas tij asnjë material që ka si bazë humorin apo sarkazmën nuk mund të dënohet me ligj dhe kjo gjë nuk ndodh në asnjë vend europian.
“Është liria jote të bësh humor, të bukur apo të keq, me shije apo pa shije, për çfarëdolloj gjëje dhe do ishte një absurditet shumë i madh nëse ky vend do të mbërrijë në pikën që do të penalizojë dhe humorin me anë të memeve,” – u shpreh Cukali.
Në gjykimin e tij kjo është ose pjesë e paaftësisë ose një formulim i gabuar i atyre që kanë përgatitur nenin.
Koloreto Cukali shprehu gjithashtu një tjetër shqetësim për një tjetër nen në këtë draftligj që kishte të bënte kriminalizimin e shpifjes dhe futjen e saj në Kodin Penal.
Ai citoi nenin ku gjithkush do të dënohet për shpifje teksa shtoi se nëse shpifja vjen nga media do të gjobiten edhe të tjerë persona që punojnë në të njëjtën redaksi me gazetarin ama ajo që për Cukalin përbënte problem ishte fakti që sipas nenit nëse shpifet për politikanët atëherë ky dënim dyfishohet.
“Unë nuk e kuptoj këtë gjë. Pse kur unë shpif për një person të thjeshtë do të gjobitem me një milion e 500 mijë lekë të reja dhe për një politikan dyfishin. Pse një politikan paska më shumë vlerë në këtë vend,” – u shpreh Koloreto Cukali.
Në nenin 238 të draftit të Kodit Penal thuhet se dënohen publikimi i montazhit me fjalët apo imazhin e një personi pa pëlqimin e tij mund të dënohet deri në një vit burg.
Në nenin për cenimin e imazhit të personit, në draft thuhet se çdo publikim duhet të shënohet dukshëm që është montazh pasi në të kundërt përbën kundërvajtje penale dhe mund të dënohet me burgim. Në draft theksohet se ndjekja penale fillon me ankimin e viktimës ose përfaqësuesit të tij ligjor
Ndërkaq ditën e enjte kryeministri Edi Rama me anë të një reagimi në Twitter ka ironizuar me analistët që pretendojnë se ndryshimet e fundit në Kodin Penal është përfshirë dhe dënim për meme-t në internet.
Kreu i qeverisë thotë se një gjë e tillë nuk është e vërtetë duke rrëzuar kështu pretendimet nisur nga pjesë të draftligjit që kanë publikuar në media të ndryshme.
Lexoni gjithashtu:
Drejt fundit drafti për kodin e ri penal, rishqyrtohen disa vepra kriminale
“Memet do të dënohen me Kod Penal”, Kryeministri Rama ironizon pretendimet
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta