Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Gjiknuri: Pas “tërmetit” s’ka më koalicione
Deputetët e Komisionit Parlamentar të Ligjeve votuan pro në parim, për ndryshimin e Kodit Zgjedhor që adreson sipas mazhorancës ndryshimet kushtetuese të 30 korrikut. Damian Gjiknuri ka shpjeguar përpara deputetëve te komisionit, se përse koalicionet dhe listat e hapura nuk mund të funksionojnë së bashku duke mbrojtur propozimin e socialistëve.
“Po të kemi lista të hapura dhe parti të hapura brenda një koalicioni këtu krijohet një disavantazh. Kemi deformim të vullnetit sepse zgjedhësi voton për partinë dhe individin por mandati i shkon partitë së madhe nga efekti që krijon sistemi”, tha Gjiknuri.
Përfaqësuesi i PS në Këshillin Politik gjatë diskutimeve përmendi dhe një prej frazave të famshme nga përgjimet e publikuara nga “Bild” për zgjedhjet në Dibër, ku ai dëgjohej duke thënë “tërmet”, referuar kështu fitores së thellë.
“Tradita ra se ndodhi një ngjare e madhe, ndodhi një tërmet politik të karakteri ndryshoi Kushtetuta, se kanë qejf fjalën tërmet prandaj e them unë. Pra tërmeti politik, ndryshmi i Kushtetutës, prishi një traditë”, nënvizoi Gjiknuri.
Por për Myslim Murrizin, janë pikërisht këto ndryshime që mazhoranca propozon, të cilat deformojnë votën e qytetarëve.
Ai mori si shembull Qarkun e Kukësi ku tha se pavarësisht se kandidati i tretë në listë nga PS mund të marrë 15 mijë vota, sërish mandatin e marrin dy të parët që kryetari i parisë i ka renditur në krye të listës.
“Nëse kandidati juaj i tretë në Kukës merr 15 mijë vota dhe dy të parët kanë nga 0 vota, a mund të më thoni kush e merr mandatin?”, deklaroi Murrizi ndërsa një gjë e tillë u konfirmuar nga vetë Gjiknuri.
Këto ndryshme që mazhoranca propozon, do të duhet të kalojnë një filtër tjetër, nëse nuk marrin edhe dakordësinë e opozitës parlamentare.
“Do ta ankimoj në Gjykatë Kushtetuese, unë shpresoj që Gjykata Kushtetuese ta lexojë Kushtetutën”, tha Murrizi.
Komisioni i Ligjeve do të mblidhet sërish ditën e martë, për të diskutuar nen për nen, propozimet për Kodin e ri Zgjedhor.
Lexoni gjithashtu:
Partitë “ndezin motorët” elektoralë, Edi Rama i pakënaqur me drejtuesit politikë në qarqe
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta