Ndryshon ligji për tenderët, “shpërfillen” ofertat me çmim të ulët

17 Nëntor 2020 | 15:31

Ofertat ekonomike me çmimin më të ulët nuk do të favorizohen më në garat e tenderëve publikë. Me projektligjin i ri që po diskutohet në kuvend, synohet që të kombinohet çmimi dhe cilësia, ndërsa kompanitë që abuzojnë do dalin nga tregu për 3 vite.

Afro 99% e ofertave me vlerë ekonomikë më të ulët, në fund të garës, në tenderët publikë, shpallen fituese. Por, projektligji i ri për Prokurimet Publike do të rrëzojë këtë rregull, me argumentin për të kombinuar çmimin me cilësinë.

“Nëpërmjet këtij ligji ne nxisim përdorimin e mitit. Kjo nuk synon vetëm çmimin më të ulët, por synojmë që të kemi një kombinim midis cilësisë dhe çmimit”, deklaroi Reida Kashta, Drejtore e Agjencisë së Prokurimeve Publike.

Drejtorja e APP tha në Komisionin e Integrimit se do të forcohet edhe monitorimi, sikundër edhe penalitetet për kompanitë që do abuzojnë me cilësinë.

“Ne kemi penalizim për operatorin ekonomik në rast se nuk sjell produktin në parametrat dhe cilësinë e duhur, duke i shkaktuar atij ndërprerjen e kontratës dhe përjashtimin nga e drejta për të hyrë në procedura konkurrimi nga 1 deri në 3 vjet”.

Një tjetër ndryshim që u referua në Komision lidhet me ankesat, të cilat do të shkojnë në Gjykatën e apelit dhe jo në Gjykatën e shkallës së Parë, ku janë depozituar deri më sot.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026