Ndryshon ora policore, nga sot kufizimet nisin në orën 22.00-6.00

5 Janar 2021 | 06:14

Duke nisur nga dita e sotme do të rikthehet ora policore e kufizimeve nga 22:00 e mbrëmjes, deri në orën 6 të mëngjesit, në kuadër të masave anti-COVID.

Komiteti i Ekspertëve vendosi para festave të fundvitit që ora policore të niste në 20.30 deri në orën 6 të mëngjesit.

Duke nisur nga sot ky orar zhvendoset në 22.00, kohë në të cilën duhet të mbyllen të gjitha aktivitete tregtare, dhe ndalohet lëvizja e të gjithë qytetarëve të cilët nuk kanë një leje ose arsye të veçantë.

Ndër masat e tjera që ndërmori Komiteti i Ekspertëve ishte dhe pezullimi i fluturimeve me Britaninë e Madhe deri në datë 6 janar. Nuk ka ende një njoftim nëse do të rinisin fluturimet apo masa e pezullimit të tyre do të zgjatet

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026