Ndryshon situata e Covid-19 në Kosovë, katër qytetarë humbin jetën
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë kryer 566 teste për Covid-19, ndërkohë vihet re një rritje e numrit të rasteve të reja.
Kështu, sipas IKSHPK-së, në orët e fundit janë zbuluar 80 raste të reja, kurse 32 qytetarë falë punës së mjekëve kanë arritur të mposhtin me sukses pandeminë e Covid-19.
Autoritetet raportojnë gjithashtu se katër qytetarë kanë humbur jetën, duke e çuar kështu numrin total të viktimave në 645.
“Numri total i rasteve pozitive është 16.130 raste nga 73.906 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 645 raste të vdekjes”, raporton IKSHPK-ja.
Rastet pozitive:
komuna Prishtinë 24 raste, komuna Gjilan 10 raste, komuna Gjakovë 8 raste, komuna Podujevë 6 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga 1 rast Prizren, Klinë, Lipjan, Shtime dhe Deçan.
Autoritetet shëndetësore ftojnë qytetarët të ruajnë distancën, të vendosin maskë dhe të shmangin frekuentimin e ambienteve, ku ka grumbullime masive të njerëzve.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta