Në BMW me 20 mijë e 200 euro, policia u sekuestron paratë dy kosovarëve në Morinë

14 Prill 2025 | 14:42

Dy shtetas kosovarë janë proceduar penalisht nga Policia Kufitare e Morinës, pasi tentuan të hynin në Shqipëri me një shumë parash të padeklaruar në kufi.

Gjatë kontrollit të detajuar të automjetit tip “BMW”, me drejtues shtetasin B.K., 43 vjeç, dhe pasagjer M.K., 31 vjeç, iu gjetën 13,000 euro drejtuesi dhe 7,200 euro pasagjerit.

Policia thotë se paratë nuk ishin deklaruar në përputhje me ligjin në fuqi. Pas kryerjes së veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori dhe dy shtetasit u proceduan në gjendje të lirë ndërsa shuma e eurove u sekuestrua.

Njoftimi i policisë

“Tentuan të hynin në Shqipëri, me 20 200 euro të padeklaruara, procedohen penalisht 2 shtetas kosovar.

Në kuadër të punës policore që kryhet në bazë të analizës së riskut, me objektiv parandalimin, konstatimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Morinë, në hyrje të Shqipërisë, kaluan për kontroll të detajuar, në vijë të dytë, automjetin tip “BMW”,  me drejtues shtetasi B.K., 43 vjeç, banues në Mitrovicë dhe pasagjer M.K., 31vjeç banues Suedi.

Nga kontrolli fizik, 43-vjeçarit i janë gjetur 13 000 Euro dhe 31-vjeçarit i janë gjetur 7200 Euro, te cilat nuk i kishin deklaruar në pkk, konform ligjit në fuqi.

Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për dy shtetasit, si dhe u sekuestrua shuma e parave.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Kukësit, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shisnin veshje dhe aksesorë të markave luksoze të kontrabanduara, procedohen 9 administratorë në Tiranë

Nëntë persona janë proceduar penalisht nga policia në Tiranë gjatë një operacioni të quajtur “Illegal trade”. Të proceduarit mësohet se janë administrator ose përfaqësues të...
10:35 | 18/07/2026

U kap duke transportuar një emigrant drejt Shkodrës, arrestohet 34-vjeçari egjiptian

Një egjiptian është vënë në pranga nga policia në Tiranë. Policia bën me dije se arrestimi i tij ka ardhur pasi ai dyshohet se organizonte...
10:19 | 18/07/2026

Plagosja e 18-vjeçarit në Korçë, njerku e sulmoi me thikë gjatë një darke familjare

Detaje të reja kanë dalë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e së premtes në Korçë, ku një 18-vjeçar mbeti i plagosur pas...
09:56 | 18/07/2026