Në bordin e librarisë lundruese, 13-vjeçari punon si vullnetar prej një viti

9 Tetor 2022 | 10:06

Të lësh punën, shkollën dhe gjithçka që të lidh me jetën në tokë dhe të nisesh si vullnetar në librarinë më të madhe lundruese në botë.

Këtë ka bërë familja Hoxha.  Rubeni, bashkë me të atin lundron prej një viti me “Logos Hope”.

13-vjeçari i është bashkuar komunitetit të 400 vullnetarëve nga 70 vende të ndryshme duke udhëtuar nëpër botë me misionin për të çuar dijen dhe shpresën kudo.

Për Rubenin kjo është një eksperiencë tërësisht ndryshe nga ajo që përjetojnë në këtë moshë bashkëmoshatarët e tij.

Kjo sigurisht ka kostot e saj dhe Rubeni e pranon që i mungon shoqëria e tij.

Ai do të qëndrojë edhe për rreth 6 muaj të tjerë në bord, për të shijuar deri në fund këtë eksperiencë, që nuk ngurron t’ua rekomandojë edhe të tjerëve.

Këtë mesazh e përcjellin edhe 2 të rinj të tjerë.

Kostandini nga Gjermania dhe Nikita nga Moldavia lundrojnë bashkë me Rubenin.

“Jam këtu prej një viti. Ndoshta duket e çuditshme që ne rrimë këtu vullnetarisht, por kjo është e rrallë, jo e çuditshme. Absolutisht është një nga eksperiencat më të mira të jetës sime dhe do ta mbaj mend gjithnjë”, thotë Nikita.

“Zgjodha këtë jetë, sepse desha t’i shërbej komunitetit ndërkombëtar që kemi në anije. Gjithashtu dua t’u shërbej dhe vendeve ku ndalemi gjatë udhëtimit, duke u përcjellë dije dhe shpresë. Sigurisht që ka vështirësi të jetosh me shumë njerëz, sepse shpesh mungojnë hapësirat personale, por ky është një komunitet i mrekullueshëm. Është një eksperiencë disa-mujore që ja vlen ta bësh të paktën një herë në jetë”, u shpreh Kostadini.

“Logos Hope” është anija që sjell libra përmes detit. Ajo ka prekur brigjet e mbi 150 vendeve që nga viti 1970 dhe së fundmi është ndalur në Shqipëri.

Pas Vlorës, libraria u ankorua në Durrës, ku do të presë vizitorë deri më 18 tetor.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026