Në fermën e kërmijve, Daniel Xhavara u kthye nga emigrimi për të investuar në Vlorë
32 vite më parë emigroi si shumë shqiptarë, por asnjëherë nuk e harroi Vlorën, qytetin e lindjes. Sot është kthyer dhe ka investuar në një fermë kërmijsh, ndër të paktat në Shqipëri.
“Më pëlqen shumë natyra, me këta kërmijtë lozja kur isha i vogël. Pata një kontakt me një shok italian që ma sugjeroi në 2018 dhe e studiova. Me ndihmën e Stavri Lalës, nga Durrësi që ka fermën kryesore në Shqipëri edhe me ndihmën e shokëve të mi italianë, me njohuritë, po edhe me të lexuar, me librat dhe videot që unë kam marrë ia arrita. Është diçka speciale, shumë delikate, mua më pëlqejnë sfidat dhe kjo është një sfidë. Besoj se deri tani jemi në një rrugë të mirë”, thotë Daniel Xhavara, fermer.
Danieli na tregon se rritja e kërmijve kërkon një kujdes të veçantë dhe shumë përkushtim.
“Ka shumë faza; faza e pjelljes, ky është materniteti dhe ata pjellin vezët, lëshojnë vezët dhe mbasi vezët janë inkubuar i fusin brenda në tokë, pas vezëve dalin të vegjlit. Kur kanë dalë të vegjlit, dy muajsh ne i transferojmë në këtë që është rritja e tyre. Kjo është lakër e re, çdo gjë është e re dhe ata kur vijnë gjejnë çdo gjë të freskët. Këtu nuk përdorim asnjë lloj pesticidi, asnjë antibiotik, asnjë ushqim janë të gjitha natyrale”, tregon ai.
Investimi fillestar kap vlerën e 50 mijë eurove, por synimi i fermerit është që ta zgjerojë në të ardhmen.
“Do ishte një dorë shumë e madhe sepse, janë shumë shpenzime, sidomos në fazën e fundit që ata vilen, paketohen ka shumë shpenzime. Nafta që është shumë e shtrenjtë, frigoriferi, nuk kemi vendin e tharjes. Ka shumë shpenzime që duhen bërë që ajo do jetë një shtysë shumë e madhe edhe për ta zgjeruar, ta bëjmë të madhe, se tokat janë, koha e mirë, njerëzit i kemi, tregtia është”, thotë Danieli.
Banorë të zonës së Peshkëpisë ku ndodhet ferma shkojnë shpesh për ta parë nga afër.
“Isha kurioz se nuk e dija çfarë ishte. Gjë e mirë është po të shohim si është tregtia, tregu i tyre”, thotë një nga banorët.
Prodhimi i fermës do të eksportohet në tregun e huaj. Danieli po bashkëpunon me biznesmenë italianë dhe francezë, ndërsa pret që pas 5 vitesh të krijojë bashkëpunime edhe me vende të tjera.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës, drejtuesit e mjeteve solidarizohen me ta (VIDEO)
Shijak, mbi 2500 pjesëmarrës në festivalin ndërkombëtar të motoristëve
6 mbikalime për këmbësorët në pjesën e zgjeruar të autostradës Tiranë-Durrës
- 00:08 Kurti: Të gjithë garojnë, shumica votojnë e ne fitojmë
- 00:07 Albin Kurti shpall fitoren: Kjo është dekada e qeverisjes së Vetëvendosjes!
- 00:06 Ministria e Jashtme e Iranit paralajmëron për përgjigje “shkatërruese” nëse Izraeli hakmerret
- 23:42 Lista Serbe thotë se fitoi 10 mandate dhe ngre akuza për manipulim
- 23:40 Abdixhiku: Qëndrimi ynë për presidentin nuk ndryshon
- 22:56 Osmani pas rezultateve: Ky është veç hapi i parë i ringritjes së LDK-së