Albin Kurti shpall fitoren: Kjo është dekada e qeverisjes së Vetëvendosjes!
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shpallur fitoren e partisë së tij në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit. Ai tha se rezultati konfirmon se “dekada i përket qeverisjes së Vetëvendosjes”. Kurti deklaroi se kjo është fitorja e pestë zgjedhore e njëpasnjëshme e subjektit që drejton.
Ndërkohë, nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, nga festa e organizuar pas zgjedhjeve, uroi mbështetësit për formimin e qeverisë së re, të cilën e quajti “Kurti 4”.
Sipas rezultateve paraprake nga numërimi i mbi 99 për qind të votave, Vetëvendosje mbetet forca e parë politike në vend me rreth 43 për qind të votave. Megjithatë, partia ka shënuar një rënie prej rreth 8 pikësh përqindjeje krahasuar me zgjedhjet e 28 dhjetorit, ndërsa ende nuk janë numëruar votat e diasporës.
Me rezultatin aktual, Vetëvendosje siguron 48 vende në Kuvendin e Kosovës. Konjufca e cilësoi rezultatin si një “fitore madhështore”, ndërsa kryetarja e partisë Guxo, aleate në koalicion me Vetëvendosjen, e përshkroi atë si “fitoren më të rëndësishme deri më tani”.
Me gati të gjitha votat e numëruara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përjashtuar votat me kusht dhe ato të diasporës – rezultatet janë:
Lëvizja Vetëvendosje: 42.92%
Partia Demokratike e Kosovës: 21.06%
Lidhja Demokratike e Kosovës: 17.61%
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës: 7.17%
Lista Serbe: 6.17%
Gjatë fjalimit të fitores, Kurti u shpreh se kjo dekadë do të jetë e qeverisjes për qytetarët. “Për më pak se shtatë vjet, kjo është fitorja e pestë e LVV-së në zgjedhjet parlamentare. Që së paku kjo dekadë, e unë besoj edhe shumë më shumë, është e qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje. Prandaj edhe në këto zgjedhjet e pesta, u dëshmua që të gjithë garojnë, shumica votojnë e ne fitojmë. Ne i bëjmë bashkë edhe punëtorët, edhe ndërmarrjet, edhe infrastrukturën, edhe bujqësinë, edhe kujdesin për nëna e fëmijë, burra e pleq, për djem e vajza. Faleminderit për këtë mbështetje të madhe. Nuk ka vështirësi që nuk e kemi kaluar, edhe atëherë kur është dukur e pamundur, e kemi realizuar. Sepse tash është shtet për krejt, e ne jemi krejt për shtet”, shtoi Kurti.
Kurti u shpreh se institucionet ekzekutive të vendit janë funksionale, por theksoi se mungon Kuvendi e për këtë pati një porosi për opozitën. “Jemi të sigurt që te LVV-ja kemi garancinë e mirëqeverisjes dhe se shteti si Republikë është në duar të sigurta. Unë jam kryeministri juaj, herë kryeministër në detyrë e herë në detyrë si kryeministër. Kosova e ka edhe presidenten, u.d. e presidentes Albulena Haxhiu Haxhiu. Sado që festojmë sonte, nesër në ora 8 jemi të gjithë në punë. Ajo çka i mungon Kosovës nuk është qeveria, as presidenti, por Kuvendi. Blloku opozitar nuk shkon në punë. E ne jemi të interesuar që edhe blloku opozitar të shkojë në punë. Shpresojmë që në legjislaturën e 11-të...”, deklaroi Kurti.
E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë
KQZ certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit në Kosovë
Gjykata Supreme rrëzon ankesat, hapet rruga për certifikimin e zgjedhjeve në Kosovë
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid