Në fokus të drejtat e shqiptarëve në Serbi, Kurti pret në takim deputetin Shaip Kamberi
Kryetari i Partisë Për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi, i cili është edhe shef i Grupit Parlamentar “Lugina e Bashkuar-SDA” këtë të hënë ka qëndruar në Kosovë, ndërsa është pritur në takim nga kryeministri i vendit, Albin Kurti.
Lajmi për takimin Kurti-Kamberi bëhet i ditur nga zyra për shtyp e kryeministrit të Kosovës. Ata biseduan për çështjen e të drejtave të shqiptarëve që jetojnë në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, por edhe në vendet e tjera në Serbi ku jetojnë shqiptarë.
“Kryeministri Kurti dhe z. Kamberi biseduan për çështjen e të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc dhe në viset e tjera në Serbi.Në takim u diskutua për të drejtat që i kanë shqiptarët përmes Këshillit Nacional Shqiptar, si edhe rrudhjen e tyre nga një aktgjykim i Gjykatës Kushtetuese të Serbisë, nga janari i vitit 2014”, njofton zyra e kryeministrit Kurti.
Temë tjetër, në të cilën u përqendrua biseda mes Kurtit dhe Kamberit ishte edhe takimi i 15 qershorit që u mbajt në Bruksel në kuadër të dialogut të ardhshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Temë e bisedës ishin edhe dy samitet e liderëve të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, të mbajtura këtë muaj në Tiranë dhe në Vjenë”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta