Në fokus votimi elektronik, KQZ e Kosovës do të vëzhgojë zgjedhjet në Tiranë

20 Prill 2021 | 12:20

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës do të vëzhgojë zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri.

Një delegacion i KQZ-së në përbërje të të cilit do të jenë anëtarët e këtij institucioni dhe një staf nga sekretariati do të shohin nga afër edhe implementimin e votimit elektronik në një zonë të caktuar të Tiranës.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se vëzhgimi i zgjedhjeve të 25 prillit është edhe fryt i bashkëpunimit shumë të mirë që ka KQZ-ja e Kosovës me atë të Shqipërisë.

 “Në përbërje të delegacionit të KQZ-së që do të qëndrojë gjatë fundjavës në Shqipëri do të jenë anëtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve por edhe staf nga sekretariati i KQZ-së të cilët jo vetëm gjatë ditës së zgjedhjeve, por edhe më herët do të zhvillojnë takime të ndryshme me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve atje, me trupa të caktuara zgjedhore për të parë kryesisht se si do të bëhet implementimi i këtyre risive në procesin zgjedhor në Shqipëri. Të dy institucionet tona kanë bashkëpunim jashtëzakonisht të mirë dhe është në interesin tonë për të parë nga afër këtë proces zgjedhor dhe për faktin se këto zgjedhje mbahen pas ndryshimeve të fundit ligjore që janë bërë atje,” – u shpreh Elezi.

Zëdhënësi i KQZ-së në Kosovë, konfirmoi se implementimi i votimit e numërimit elektronik që do të bëhet për herë të parë në Shqipëri është një gjë që i intereson edhe KQZ-së së Kosovës. Ai shtoi se do të përqendrohen kryesisht për të parë si do të zbatohet ky proces në praktikë.

Mirëpo, a është ky vëzhgim nga afër i sistemit elektronik një paralajmërim se shumë shpejtë një sistem i tillë do të implementohet edhe në Kosovë?

 “KQZ është munduar vazhdimisht brenda kornizës aktuale ligjore që të avancojë edhe këtë komponent të rëndësishëm besoj. Sot KQZ falë teknologjisë arrin që të publikojë shpejt rezultatet preliminare nga vendvotimet qysh në ditën e zgjedhjeve dhe po ashtu falë teknologjisë qytetarët tanë mund ta ndryshojnë qendrën e tyre të votimit pa pasur nevojë që të shkojnë në Komisione Komunale të Zgjedhjeve si dhe të mësojnë vendvotimin e tyre. Pra këto janë segmente që vihen re nga ana e publikut sa i përket teknologjisë që e përdor KQZ në procese zgjedhore ndërsa për të arritur deri te përdorimit i kësaj teknologjie më të avancuar nëse mund të themi kështu besoj që duhet studime dhe analiza më të thella dhe natyrisht edhe ndryshime ligjore për t’u mundësuar zbatimi i tyre në terren,” – tha Valmir Elezi.

Risia e radhës në zgjedhjet shqiptare parashikon që për herë të parë 23,619 votues në Tiranë do të kenë mundësi ta ushtrojnë të drejtën e zgjedhjes dhe të numërimit të votave në mënyrë elektronike.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026