Në grevë urie edhe 150 të burgosur te 313-ta në Tiranë

8 Tetor 2020 | 06:14

Shtohen rastet e të burgosurve në grevë në Institutet e Ekzekutimeve të Veprave Penale të vendit.

Pas dhjetëra të dënuarve në Rrogozhinë, Peqin, Reç, Shënkoll dhe Burrel raportohet se të mërkurën, në grevë kanë hyrë edhe 150 të burgosur të tjerë të 313-ës në Tiranë.

Ata kërkojnë qe t’ju lejohen takimet me familjaret, ankohen për mungesën e kushteve higjienike dhe sjelljen e ashpër shoqëruar me kërcënime në ambientet e IEPV-së.

Po ashtu të burgosurit pretendojnë se ushqimi që iu jepet është skandaloz.

Ata shtojnë si një tjetër arsye greve faktin se dhomat e tranzitit janë me insekte.

Së fundmi të burgosurit pohojnë se një tjetër arsye për tu rebeluar e për të hyrë në grevë urie është dhe izolimi që iu bëhet në rast se flasin.

 

Lexoni gjithashtu: 

Të dënuarit në grevë, 350 të burgosur duan amnisti dhe takime

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026