Në hamamin e grave të Korçës, Kiço Londo tenton thyerjen e tabuve
“Hamami i Grave” është quajtur vepra teatrale e vënë në skenë në teatrin “Andon Zako Çajupi” në Korçë.
Me regji të Koço Londo shfaqja ka në ka në fokus gjashtë gra të traumatizuara nga jeta e tyre e përditshme. Herë pas herë me skena erotike dhe fjalor banal, regjisori Londo ka tentuar të thyejë tabu, mesa duket mision më vete për qytete e vogla.
“Besoj që ajo që i kemi vënë qëllim vetes si teatër shëtitës është që ta thyejme gropën e zezë që është krijuar në kryeqytet që gjithë shfaqjet janë për kryeqytetin dhe teatrot në thonjëza të periferive janë për periferinë. Në Korçë kemi rezultat të mirë. 1:48 është shfaqje e guximshme, ne jete ndodhin gjëra më të guximshme sesa tonat. Mbase e guximshme mbase është momenti të thuhen të vërteta të mëdha, që thuhen ne tavolina. Ky është qëllimi i artit,” – u shpreh regjisori.
Rolin me të veçantë e kishte Esela Pysqyli, e cila karakterizonte vuajtjet e femrave të ditëve të sotme.
“Ka ardhur momenti që të flasim për atë çka ndiejnë femrat. Nëse e shohim në sipërfaqe duket sikur fjalori është skandaloz, ajo që ndodh është skandaloze. Ne fakt është shumë normale. Secila nga femrat që pa shfaqjen, ka gjetur veten nga ndonjëra nga femrat ne hamam. Në këtë pjesë janë të gjitha llojet e femrave, të gjitha ato çka ne përjetojmë ne jetën e përditshme,”- tha aktorja.
Shfaqja do të vihet në skene edhe dy ditët e ardhshme, ndërkohë synohet që kjo vepër të lëvizë në disa qytete të Shqipërisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë