Në hetim nga SPAK, zv. drejtori i OFL dyshohet për nxjerrje sekreti

28 Shtator 2020 | 14:06

Pezullohet nga detyra më vendim gjykate për nxjerrje te sekretit, drejtori i Drejtorisë Hetimore Qendrore në policinë e shtetit Artan Shkëmbi. Zyrtari i lartë dyshohet se ka dekonspiruar informacione të mbërritura nga partnerët ndërkombëtar ndërsa hetimet po zhvillohen nga SPAK.

Artan Shkëmbi, i cili kaloi vetingun në muajin shkurt, mes dilemave të mëdha pasi edhe njëri prej komisionerëve votoi kundër tij, akuzohet nga SPAK për veprat penale të zbulimit të akteve dhe të dhënave sekrete si dhe korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funskione publike.

Për këtë, Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e Prokurorisë duke pezulluar nga detyra drejtorin e hetimit qendror deri në përfundim të hetimeve. Sipas informacioneve, Shkëmbi i cili mbante edhe detyrën e numrit 2 të Operacionit Forca e Ligjit, ka dekonspiruar një informacion të kërkuar nga një agjenci ligjzbatuese e huaj për një shtetas me precedentë penalë.

Artan Shkëmbi është edhe një prej zyrtarëve të lartë të policisë të akuzuar nga opozita si ish anëtar i sigurimit të shtetit. Të dhënat dolën gjatë përballjes së tij me vetingun  ku Shkëmbi rezultoi me probleme edhe sa I takon kriterit të pasurisë, mbi një vlerë prej 40 mijë eurosh të pajustifikuara por megjithatë ai u konfirmua në detyrë ndonëse një prej komisionerëve, Artur Baku, votoi kundër. Shkëmbi në të kaluarën ka mbajtur edhe detyrën e kreut të Task-Forcës së krijuar kundër krimit, në kohën kur Ministria e Brendshme drejtohej nga Fatmir Xhafaj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026