Në janar i shpëtoi atentatit, vritet kryebashkiaku i Meksikës. Persona të armatosur sulmuan zyrën e tij

23 Korrik 2026 | 14:08

Kryebashkiaku i një qyteti në shtetin e Morelos, në Meksikën qendrore u vra të mërkurën nga persona të armatosur që hynë në ndërtesën e bashkisë. Vrasja erdhi disa muaj pasi ai i mbijetoi një atentati të mëparshëm.

Valentin Lavin Romero, kryebashkiak i Temoac, një qytet me rreth 14,000 banorë, ishte anëtar i partisë në pushtet MORENA, nën drejtimin e presidentes Claudia Sheinbaum. Ai i kishte mbijetuar një atentati të mëparshëm në janar.

Policia gjeti trupin e tij të pajetë brenda objektit të bashkisë. Banda të ndryshme të trafikimit të drogës veprojnë në shtetin e Morelos, i cili kufizohet në veçanti me shtetin e Guerrero, një nga më të dhunshmit në vend.

Pothuajse njëqind zyrtarë të zgjedhur vendorë janë vrarë në Meksikë që nga viti 2006, viti në të cilin shpërtheu dhuna e bandave, veçanërisht në trafikun e drogës.

Vrasja në fund të vitit 2025 e Carlos Manzos, kryetarit të bashkisë së Uruapanit, një qytet me 300,000 banorë në shtetin perëndimor të Michoacanit, tronditi vendin. Zyrtari i zgjedhur u vra para familjes së tij në mes të ditës gjatë një eventi publik.

Autori i dyshuar, një adoleshent 17-vjeçar, u vra nga truprojat e kryetarit të bashkisë, të cilët kishin sfiduar kartelet dhe kishin kërkuar që qeveria federale të mbështeste “luftën” që ai kishte shpallur kundër tyre.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kallas: Bllokada detare e rebelëve Huthi ndaj Arabisë Saudite, rrezikon stabilitetin rajonal

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas ka deklaruar këtë të mërkurë se kërcënimet e fundit nga rebelët huthi të Jemenit, të...
14:49 | 23/07/2026

BE-ja gjobit Google me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës

Google është gjobitur me një total prej 890 milionë eurosh nga BE për shkelje të ligjeve të konkurrencës online nga shërbimet e saj të kërkimit...
13:18 | 23/07/2026

Të dërguarit e BE-së bien dakord për paketën e 21-të të sanksioneve kundër Rusisë

Të dërguarit e Bashkimit Evropian ranë dakord për paketën e 21-të të sanksioneve kundër Rusisë për shkak të luftës së saj në Ukrainë, duke vendosur kufizime...
12:45 | 23/07/2026