Kallas: Bllokada detare e rebelëve Huthi ndaj Arabisë Saudite, rrezikon stabilitetin rajonal
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas ka deklaruar këtë të mërkurë se kërcënimet e fundit nga rebelët huthi të Jemenit, të mbështetur nga Irani, për të vendosur një bllokadë detare ndaj Arabisë Saudite, rrezikojnë stabilitetin rajonal dhe përbëjnë një përshkallëzim të rrezikshëm.
Në një deklaratë të enjten, Kallas u bëri thirrje rebelëve Huthi të ndërpresin të gjitha veprimet që rrezikojnë transportin detar ndërkombëtar dhe jetën e detarëve.
Grupi militant pretendoi se kishte goditur dy anije cisterna saudite nafte në Detin e Kuq më herët të enjten, pas njoftimit të tyre të së hënës për një bllokadë detare ndaj anijeve saudite, një veprim që kërcënon të hapë një front të ri në luftën me Iranin.
“Sulmi ndaj një anijeje cisternë nafte në Detin e Kuq është i papranueshëm, i paligjshëm dhe përkeqëson më tej një situatë tashmë të paqëndrueshme në rajon. Lundrimi duhet të jetë i papenguar, si në Ngushticën e Hormuzit ashtu edhe në Detin e Kuq”, tha Kallas.
Trump: Marrëveshja bërthamore me Riadin lidhet me njohjen e Izraelit
Në janar i shpëtoi atentatit, vritet kryebashkiaku i Meksikës. Persona të armatosur sulmuan zyrën e tij
BE-ja gjobit Google me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës
- 16:12 Trump: Marrëveshja bërthamore me Riadin lidhet me njohjen e Izraelit
- 16:00 Deçan, 56-vjeçari humb jetën nga të shtënat me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga djali i tij
- 15:41 Deputetët e opozitës godasin tavolinat, PS voton rezolutat për institucionet e pavarura
- 15:33 Bashkia Vlorë apel qytetarëve: Kujdes nga stuhitë dhe erërat e forta ditën e premte
- 15:23 Bardhi dhe Balliu hedhin ujë drejt Ramës, përjashtohet nga seanca kreu i grupit të PD-së (VIDEO)
- 15:19 Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu