Në kërkim ndërkombëtar për drogë dhe grup kriminal, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë

17 Nëntor 2020 | 08:34

Policia e Tiranës ka arrestuar 31-vjeçarin Endri Pashaj, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.

Mbi të riun rëndojnë veprat penale “Grup kriminal” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, për të cilat maksimumi i dënimit është 30 vite. 

Policia bën me dije se i riu është arrestuar në ambientet një lokali në zonën e Unazës së Re në kryeqytet. 

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2, pas shkëmbimit në kohë reale të informacioneve me Interpol Tiranën, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Befasia”, në kuadër të të cilit, në Unazë të Re, në ambientet e një lokali, u bë e mundur kapja e shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar: E. P., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Milanos ka lëshuar urdhrin e arrestit ndërkombëtar duke caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Grup kriminal” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, për të cilat maksimumi i dënimit është 30 vite”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026