Në kërkim ndërkombëtar për drogë, ekstradohen drejt Italisë 2 shqiptarë
Ekstradohet drejt Italisë 49-vjeçari me iniciale F.T, pasi ishte në kërkim ndërkombëtar për drogë.
Sipas policisë 49-vjeçari ka pasur rolin e menaxherit të një grupi që merrej me trafik droge.
Nga Interpol Tirana u ekstradua drejt Italisë shtetasi në kërkim ndërkombëtar F. T., 49 vjeç banues në Lushnjë, për të cilin Gjykata e Pavias, Itali, ka lëshuar urdhrin e arrestit për veprimtari kriminale në fushën e drogës. Shtetasi F. T. ka pasur rolin e menaxherit të një grupi që merrej me trafikim droge. Ky shtetas, në periudha të ndryshme kohore, merrej me sigurimin e lëndës narkotike të llojit kokainë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Po kështu është ekstraduar drejt Italisë, Fation Xhezairi, 35 vjeç, i cili është dënuar nga gjykata italiane me 5 vjet, 9 muaj e 6 ditë burg për veprën penale “Trafik droge”.
“Po nga Interpol Tirana u ekstradua për në Itali shtetasi në kërkim ndërkombëtar Fation Xhezairi, 35 vjeç, banues në Durrës, të cilin Gjykata Apelit e Ankonës, Itali, e ka dënuar me 5 vjet, 9 muaj e 6 ditë burg, për veprën penale “Trafik droge”. Nga fillimi i qershorit deri në fund të gushtit 2011, në një zonë të Italisë, ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, është marrë me shitje të lëndëve narkotike dhe ka menaxhuar dorëzimin e lëndëve narkotike të llojit kokainë dhe heroinë nga tregtarë droge me origjinë nga Italia. Në disa raste ka hasur problematika për të marrë paratë që i kishin borxh tregtarët lokal të drogës, të cilët ai i kërcënonte dhe i detyronte me dhunë që t’i jepnin paratë”, njofton policia.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta