Policia e Tiranës ka arrestuar 40-vjeçarin nga Kosova, Gazmend Mujaj.
Ky i fundit ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin S. M. dhe pas tentativës është larguar ilegalisht nga territori i Kosovës.
40-vjeçari rrinte i fshehur në rrugën Jordan Misja në Tiranë, ku kishte marrë edhe një banesë me qira.
Ai pritet të ekstradohet drejt Kosovës.
Mbi të rëndojnë veprat penale: “Vrasja e mbetur në tentativë”, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”.