Në kërkim për plagosjen e shefit të policisë, i ati apel të birit: Dorëzohu

14 Tetor 2020 | 15:03

Në kërkim që prej së tri ditësh për plagosjen e shefit të policisë bashkiake të Malësisë së Madhe, ende nuk ka asnjë gjurmë nga 19-vjeçari që policia akuzon si autor të ngjarjes. Për Ilir Hasanajn, ende nuk ka asnjë informacion as familjarë e tij.

Babai i tij, Arben Hasanaj, është kthyer nga emigracioni për të marrë pjesë në kërkimet për të birin dhe për të sqaruar ngjarjen, ku ngelën të plagosur shefi i policisë bashkiake Mentor Hasanaj dhe babai i tij Xhelal Hasanaj.

“Nuk kam asnjë dijeni ku është djali im, por do të bëhem polic dhe do të kërkoj bashkë me shtetin, që ai të dorëzohet” është shprehur Arben Hasanaj.

“I bëj thirrje djalit tim, që të dorëzohet një orë e më parë. Unë si prind do ta përkrah dhe mbështes fëmijën tim, pavarësisht kësaj fatkeqësie që ka ndodhur. Kam biseduar me të në telefon dy ditë para se të ndodhte ngjarja. Që të dali e vërteta, dua që fillimisht të gjej djalin”, shtoi ai.

Ngjarja me dy viktima u shënua më 12 tetor, ndërkohë që Mentor Hasanaj, ishte duke udhëtuar me automjetin e tij, bashkë me të atin dhe bashkëshorten e tij. Nga breshëria e derdhur nga një motor që u afruar në lëvizje e sipër, ngelën të plagosur babë e bir. Si autor të ngjarjes, policia shpalli në kërkim Ilir Hasanaj, prej të cilit ende nuk ka asnjë gjurmë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026