Në kërkim për vrasje në Itali, pranga 40-vjeçarit nga Fieri
Një 40-vjeçar nga Fieri i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar sot në qytetin e Fierit. Lajmi konfirmohet nga Policia e Shtetit, e cila thotë se ky shtetas do të ekstradohet drejt shtetit fqinj pasi drejtësia Italiane e ka dënuar me 25 vite burg për disa vepra penale.
“Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar për llogari të Italisë u ndalua nga Policia e Fierit në bashkëpunim me Interpol Tiranën.Nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier, u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar Viron Tavanxhiu, 40 vjeç, banues në Fier.Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Zyra Kombëtare Interpol Tirana, pasi Gjykata Milano/ Itali, me vendimin e datës 15.05.2006, e ka dënuar me 25 vite burg, për veprat penale ”Vrasje”, “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake”, njofton policia.
Sipas Policisë, 40-vjeçarit të arrestuar në Fier i kanë mbetur pa kryer edhe 22 vite burg, ndërkohë Gjykata e Shkallës së Parënë Korçë ka dënuar këtë shtetas në 2017 me 8 muaj burgim për veprën penale “Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta