Në kërkim të ëndrrës evropiane! Gjermania, destinacioni kryesor i të rinjve shqiptarë që largohen

30 Shtator 2020 | 17:05

Gjermania vazhdon të mbetet ëndrra europiane e çdo të riu shqiptar. Euronews Albania u rikthye në vendin ku të rinjtë nisen për t’u larguar nga Shqipëria dhe sërish ishte plot. 

Vetëm në itinerarin 05:30-06:30 të mëngjesit, pesë autobusë lanë terminalin e autobusëve ndërkombëtarë dhe u nisën për në Gjermani.

Gati 90 për qind e udhëtarëve janë mosha të reja. Nga bashkëbisedimi kupton se pjesa më e madhe, nuk e kanë ende të qartë se çfarë do të bëjnë atje, por kërkojnë vetëm të largohen, ndërsa pjesa tjetër kanë një kontratatë për punësim sezonal.

“Në gjermani, arsyeja mundësitë ekonomike të vendit, arsyeja për një punë, për shkollë për studime, çfarë të kemi mundësi të arrijmë në Gjermani”,  tha një udhëtar.

“Për Gjermani, për momentin po nisem thjesht për kështu…, por nëse do gjej një punë do qëndroj”, tha një tjetër, ndërkohë shtoi se po largohet për të krijuar një të ardhme më të mirë.

Largimet masive vazhdojnë çdo ditë. Kreshnik Gjini punonjës në një nga agjencitë e udhëtimit brenda terminalit tregon se shqiptarët përdorin çdo mënyrë për t’u larguar dhe se ëndrra e tyre për të qëndruar në vendet e BE ia kalon mundësive të shteteve pritëse.

“Kërkesa ka për largime, por duke ditur që nuk lëvizin dot lirisht mundohen në mënyrat e veta, por sido që të jetë puna, njerëzit largohen në të gjithë format. Mosha e re bëhet fjalë. Normalisht jo të gjithë ia dalin në Europë. Ëndrra është më e madhe se mundësitë dhe realiteti. Ikin 20 -30 autobusë në ditë. Gjermania, Greqia është e përditshme, Gjermania është 3-4 herë në javë, por edhe Italia”, tha ai.

Ajo që këta të rinj lënë pas është familja, e cila po zvogëlohet gjithmonë e më tepër me largimin e fëmijëve, duke sjellë kështu një popullsi më të plakur dhe një Shqipëri që po shpopullohet çdo ditë e më shumë.

Lexoni gjithashtu:

Shqipëria po “zbrazet”, tkurret numri i popullsisë

Fshati i vilave bosh, më shumë se 50% e banorëve janë larguar

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026