Në Kosovë nuk do të rritet çmimi i energjisë elektrike
Kosovarët do të vazhdojnë ta paguajnë energjinë elektrike me çmim të njëjtë, deri në prill të vitit 2022, pavarësisht lajmërimeve për krize energjetike e rritje çmimi në gjithë botën.
Ketë e ka bërë te ditur Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), pas mbledhjes se fundit qe ka mbajtur lidhur me ketë çështje.
Mos shtrenjtimi i energjisë elektrike në Kosove deri në datën e caktuar nga ZRRE, vjen si rezultat i të ardhurave të lejuara maksimale, ku për Furnizuesin me Shërbim Universal – KESCO janë aprovuar 290.1 milionë euro, për Operatorin e Sistemit të Transmetimit dhe Tregut – KOSTT janë aprovuar 38.94 milionë euro dhe për Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes janë aprovuar 90.51 milionë euro.
“Rritja e të ardhurave, si rezultat i rritjes së konsumit të energjisë elektrike, ka neutralizuar kostot e përgjithshme të furnizimit me energji elektrike, prandaj të ardhurat e lejuara nuk do të reflektojnë ngritje të çmimeve të energjisë elektrike për konsumatorët”, bëri me dije ZRRE.
Po ashtu, ZRRE ka shqyrtuar edhe disa kërkesa për ndërtimin e kapaciteteve të reja të energjisë dhe po ashtu edhe raportin e monitorimit për shitjet e energjisë elektrike nga Hidrocentrali “Ujman”.
Bordi ka vendosur që gjetjet nga ky raport t’i dërgohen si njoftim këtij operatori dhe në seancën e ardhshme të procedohen në përputhje me ligjet dhe Rregullën për masa dhe gjoba administrative.
Në këtë seancë është marrë edhe vendimi që t’i vazhdohet operatorit të Furnizimit KESCO, Detyrimi për Furnizim me Shërbim të konsumatorëve deri me 31 mars 2022.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta