Në Kosovë regjistrohen 20 raste të reja me COVID-19
Në Kosovë të martën janë regjistruar 20 raste me COVID-19, pas testimit të 2.072 personave.
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës njofton se në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë.
Autoritetet shëndetësore kanë thënë se më 26 tetor, 31 persona janë shëruar derisa 427 persona janë ende aktivë me COVID-19.
Që nga fillimi i përhapjes së sëmundjes në mars të vitit 2020, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar mbi 160.000 raste të infektimit.
Prej tyre 2.975 persona kanë humbur jetën.
Prej nisjes së fushatës së vaksinimit 707.296 persona janë vaksinuar plotësisht kundër këtij virusi derisa 835.679 persona kanë marrë dozën e parë.
Deri sot në Kosovë, 707.296 qytetarë apo 39.3% popullsisë së përgjithshme janë vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta