Në lak prej 3 ditësh, shpëtohet ariu i murrmë në Kukës
Një ari i murrmë është shpëtuar tre ditë pasi ishte zënë në kurth në fshatin Xhaferaj të Kukësit. Ishte një banor i zonës, i cili kërkoi ndihmë ndërsa për shpëtimin e ariut morën pjesë disa organizata për mbrojtjen e kafshëve nga Shqipëria dhe Kosovës si dhe punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura.
Ariu kishte mbetur i bllokuar në një terren të vështirë duke e bërë shumë delikate ndërhyrjen për mjekimin e plagëve të cilat ishin krijuar nga tentativat e përsëritura për t’u liruar nga kurthi ku kishte rënë.
View this post on Instagram
Pas mjekimit, ariu ka mundur që të ngrihet dhe të nisë të lëvizë pavarësisht se plagët do të vazhdojnë të jenë shqetësim për të edhe për disa kohë.
Organizatat për mbrojtjen e kafshëve u bëjnë thirrje institucioneve përgjegjëse të hetojnë këtë rast pasi vendosja e kurtheve për kapjen e jetës së egër përbën vepër penale.
Ariu i murrmë (Ursus arctos) është një lloj specie që gëzon mbrojtje në nivel kombëtar e ndërkombëtar.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta






